Aman aman more xhan,
Nje like me kliko,
E kam shkruar poezine,
Si gjergjefi me lino.
Di qe perden shpesh e hap,
Te me shohesh se ç’po shkruaj,
Aman mos me jep at’ hak,
Aman mos me duaj..
S’vdes poeti kurre per lajka
As ka frike nga te medhenjte,
Erdhi kohe erret si nata ,
Erdhi koha per “çakenjte”.
Ne nuk dine si te te hane,
Do te t’shtyjne me bërryl paksa,
Do te thone :- “Me fal, te vrava”,
Syri im dot nuk te pa.
Po si ju mund te shikoni ?!
Te ndenjurat kini te medha,
Nganjehere syte I ferkoni,
Te shihni yjet ne hava.





















