Do të ngrihem ngadalë nga krevati,
dhe pse gjysmë të vdekur trupin e kam,
zvarrë do të ec me këmbë dhe me duar,
dhë në portën tënde frymën do ta mbaj.
Ti do më hapësh derën në ktë orë të natës,
do të shohësh që këmbët s’po më mbajnë,
unë do të lutem me lotët që më rrjedhin,
të më shuash mallin që kam për Ty,për pak.
I mërzitur do më ndihmosh që të ngrihem,
do më pastrosh gjunjë dhe duar që janë vrarë,
fjalë nga goja ti, nuk mund të nxjerrësh,
se ndoshta malli për mua shumë të ka marrë.
Nga dritarja hëna lëshon dritën e saj,
dhe pse dua që errësira të mbizotëroj,
të më marrë gjumi i rëndë i vdekjes,
dhe mëngjesi i afërt mos të më zgjojë!






















