Suplementi Pena Shqiptare/ Klodi Stralla: Mes tre porosive

– Në Testamentin e Vjetër hebraik, Zoti biblik, në “10 Urdhërimet”, i tregoi Njeriut se cila është e “Mira” dhe cila është e “Keqja”. I tregoi se cilat janë pasojat nëse ai ndjek të Mirën dhe cilat janë pasojat nëse ndjek të Keqen. I tregoi gjithashtu se çfarë parapëlqente Ai që të bënte Njeriu. Por e la të lirë të zgjedhë veprimin, qe ai dëshëronte të kryente. Liria e zgjedhjes midis dy alternativave, E Mirë – E Keqe, si veti e Qënies njerëzore (ndërgjegja), është njëkohësisht edhe përgjegjësi e tij për të marrë përsipër pasojat, që vijnë prej zgjedhjes. Njeriu mëson e përmirësohet vetëm përmes gabimesh e pësimesh të vazhdueshme. Kjo është porosia biblike.

– Në Testamentin e Ri Kristian (Ungjilli), përkundrazi, mosbindja e Adamit ndaj Zotit u konsiderua “Mëkat”, madje mëkati me i rëndë, që do ta ndiqte Njeriun gjatë gjithë jetës, bile edhe pasardhësit e tij në shekuj. Sipas dogmës kristiane, për t’a shlyer këtë mëkat të Njerëzimit, Zoti dërgoi në Tokë birin e tij, Jesusin, që përmes flijimit të tij në kryq, mori mbi vete mëkatet e të gjithëve. Zoti kristian është Dashuri, njerëzit janë krijesa të tij, e për rrjedhojë, janë vëllezër mes tyre. Me kristianizmin, në botën e ashpër të Romës skllavopronare, lindi Humanizmi. Pushtet nuk do të thotë sundim mbi tjetrin, por shërbim ndaj tjetrit. Vetëm dashuria për njëri-tjetrin, për më të varfërit e më të pambrojturit, është atidota ndaj të keqes, ndaj lakmisë dhe egoizmit. Kjo është porosia kristiane.

NOA

– Mendimtarë reformatorë të Kishës, si Martin Luteri, shkencëtarë e artistë të mëdhenj të Rilindjes si Leonardo da Vinçi apo filozofe Iluministë të Kohëve Moderne si Zhan Zhak Russoi, shpallën se gjithë e keqja tek Njeriu, nuk buron nga qënia e tij, por është rezultat i rrethanave, i mjedisit, i kulturës, me të cilën ai është ushqyer në shekuj. Duke ndryshuar rrethanat që lindin të Keqen, iluministët mendonin se mirësia natyrore e Njeriut do të lulëzonte vetiu. Jo dogma, por “mendimi kritik” ishte çelsi i çdo përparimi. Kjo ishte porosia iluministe.

Koha tregoi se e “vërteta” gjendet midis të Tre porosive:

  • Njeriu duhet lënë i lirë, për të qënë i përgjegjshëm. Tek përmirësimet graduale mbrimë vetëm përmes gabimesh të vazhdushme.
  • Njeriu duhet të jetë krenar për gjithçka ka arritur në shekuj, por jo narcizist malinjë. Është vetëm një “atom” në Universin pa kufij.
  • Njeriu duhet t’i besojë arsyes e intelektit, por edhe të dëgjojë zërin e vetëdijes (ndërgjegjes), të zemrës të tij.

Për mua, ditë si kjo e Pashkëve kristiane, janë ditë Meditimi e Reflektim