Zbulohet një shtëpi bari në periferi të Tiranës, disa të shoqëruar

161
Sigal

Është zbuluar një shtëpi bari në periferi të Tiranës.

Policia njofton se për këtë ngjarje ka shoqëruar në komisariat disa persona.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Në zonën e “Kashar 2”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6 në Tiranë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar një operacion policor, si rezultat i të cilit kanë zbuluar një ambient që ishte përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave.

Janë shoqëruar disa persona dhe po vijojnë veprimet nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Në përfundim të këtij operacioni do t’u japim infomacion të plotë.

  • foto galeri