Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Ati im

Kush ka gjurmë në lotët e tu
e pa mundur të harrohet!
E nga lotë që s’ dalin kurrë
shpirti thellë, më thellë lëndohet!

Ikën një, bëhen dy vjet…
Zemra e djegur mbetet shkrumb.
Sot u bënë 14,
që ke ikur dhe nuk humb.

NOA

Ati im me dritën fikur,
këmbëzbathur në udhëgur.
Eh, sa vjet që ti ke ikur
unë të ndjej më shumë se kurrë!

Disa njerëz, (pak shumë pak)
Janë vetë koha, ( koha jonë)
Duke ikur hyjnë në gjak
e aty mbesin gjithmonë!

Janë kudo, (kudo në ajër)
Në çdo gjë që na rrethon!