Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Takim me zogjtë e parë të pranverës

Qëndruan para meje disa caste.
Pastaj ja dhanë vrapit tek shoqet e tjera;
me krahë të dridhshëm dhe të mardhur;
të lodhur keq, nga qiejt dhe era.

Diçka kërkonin të më thoshin;
me gjuhë sqepash dhe me sy.
Ndofta për rrugët e vështira
ëë kishin bërë deri aty!

Sigal

Dikujt në gjoks i skuqnin plagët;
me pllanga gjaku, të patharë
si ca medalje trimërie
në luftë me shpendët grabitqarë.

Një tjetri lehtë i dridhej trupi,
dhe me zor hapur mbante sytë!
Sulmuar pabesisht nga gjumi,
(Se rruga e gjatë ti shter fuqitë)

Megjithatë prapë buzëqeshnin;
dhe dhimbjet fshihnin në një qosh.
Nëse nuk di, të sfidosh plagët
nuk mundesh, as të fluturosh.

Qëndruan tek unë veç pak minuta,
pastaj papritmas u bënë erë.
Sigurisht e kuptuan, që unë s’isha stacioni i duhur,
ndaj qielli i thirri pranë tij, menjëherë.