Prishet për 124 ditë rruga “Argjinatura” e promovuar nga Rakip Suli

Në 3 tetor 2025 kryebashkiaku i Kamzës Rakip Suli publikoi këtë video në rrjetet e tij sociale, ku thoshte se segmenti i dytë i rrugës “Argjinatura” në Bathore ishte drejt përfundimit të punimeve.

Sipas Sulit, rruga 1.6 km e gjatë do të ishte e kompletuar me kanalizime, trotuare, asfaltim dhe ujësjellës.

Sigal

Nga momenti i publikimit të kësaj video kanë kaluar 124 ditë dhe sot një qytetar i është drejtuar redaksisë sonë për të denoncuar shembjen e kësaj rruge. Sikurse mund të shihet dhe në pamje, në këtë rrugë kalojnë kamionë të tonazhit të rëndë, çka sipas qytetarëve kanë sjellë degradimin e saj.

“Rruga “Argjinatura” e inauguruar nga Rakip Suli në dhjetor 2025 në Bathore, dy kilometër e shembur komplet se kam filmuar dot të gjithën!” shkruan denoncuesi.

Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë shpërdorim të fondeve publike! Ky është një rast i cili duhet marrë në hetim menjëherë nga prokuroria. Prishja kaq shpejt e kësaj rruge si shumë të tjera në Shqipëri dëshmon për standardin e dobët të punimeve që janë zhvilluar nga firma kontraktore.