Nga jeta vërtet,
asgjë s’do të dinim,
po mos mbanim gjallë,
shpresën dhe besimin!..
Shpresën dhe besimin,
edhe dashurinë,
ato që njeri,
e bëjnë Njerinë!.
Ato që i japin,
një nur Perëndie,
po si mund ta dimë,
kush qëndron në krye?!.
Shpresa dhe besimi,
për ëndrrat e vrara,
porse dashuria,
vjen gjithmonë e para!.
Ajo është e para,
që të gjithë e dimë,
se pa dashuri,
s’marrim dot as frymë!.
Ajo është e para,
edhe kurrë s’vdes,
ku s’ka dashuri,s’ka besim e shpresë!
Miku dhe paraja…
Vlen në jetë paraja,
edhe pasuria,
po nuk vlen vërtet,
sa vlen miqësia!
E shkroi historia,
shumë shekuj më parë,
se një mik i mirë,
vlen mbi çdo thesar!
Vlen mbi çdo thesar,
vlen mbi çdo çiflig,
se paraja kurrë
nuk të bën për mik!
Paraja e bardhë,
për të zezë thonë,
po miku i mirë,
është përgjithmonë!
Sado që të kesh,
asnjëherë s’ke plot,
ndaj pa miq e shokë,
mos na lër-o Zot!