E kur jeta të hedh tutje,
hapi krahët, fluturo.
Kur të thonë nuk je i aftë,
ti vazhdo, mos ndalo.
Askush si ka krahët e tua,
qëndro me këmbe në tokë!
Jemi Zota të vetes tonë,
dhe nuk zotërojmë këtë botë.
Mos mbyll sytë dhe as mos fli,
përballo ç’do fortune!
Kur gjithçka duket e pa arritshme,
merr ç’të takon, merre me dhunë!
Mbaji mënd këto fjalë,
nuk lindëm për pasuri.
Erdhe vetë në këtë dynja,
e të paktën mbaj emrin njeri.



















