Deputetja e PL kundër vendimit të qeverisë, Xhixho: Mbyllja e TikTok është frikë nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij

Deputetja e PL, njëherësh zv/presidente e PL, Erisa Xhixho, ka reaguar në rrjetin social facebook, kundër vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok.

Në mesazhin e saj, Xhixho thotë se të mbyllësh rrjetin më të përdorur nga të rinjtë me një urdhër politik nuk është gjë tjetër veçse vendim arbitrar dhe antikushtetues i tipit “meqë nuk e kontrollojmë dot, atëherë e mbyllim”.

NOA

“Ky akt i ndërmarrë vetëm në prag të fushatës elektorale është jo vetëm censurë e pastër, por edhe hipokrizi e një kryeministri që përdori si pretekst vdekjen tragjike të një fëmije, për të cilën përgjegjësia është te institucionet që duhet të garantojnë sigurinë në shkolla. Fjala e lirë është baza e demokracisë”, shkruan deputetja Erisa Xhixho, teksa ka ftuar qytetarët t’i bashkohen protestës kundër censurës të thirru nga opozita më 15 mars, në sheshin “Skënderbej”.