Presidenti Meta: Të ndalet largimi i rinisë, sot më shumë se kurrë vendi ka nevojë për shpresë

317
Sigal

Presidenti Ilir Meta shprehet se duhet ndalur largimi i të rinjve dhe se Shqipëria sot shumë se kurrë nevojë për shpresë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Postimi i Presidentit Meta në Facebook

Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për shpresë! Edukimi i mirë i rinisë është shpresa më e madhe e vendit tonë dhe investimi më kyç për të ardhmen.

Duhet ndalur largimi i trurit dhe i forcave të reja dhe më krijuese të shoqërisë, në radhë të parë.

Largimi i rinisë dhe mbyllja e shumë degëve të studimit në universitetet në mbarë vendin është një plagë shumë e madhe!

U duhet ofruar të rinjve tanë më shumë shpresë e alternativa edukimi dhe punësimi.

Shqipëria ka nevojë për “brain gain” dhe jo “brain drain”!