Suplementi Pena Shqiptare/ Anjeza Toma: Dashuri në kohra mjerimi

Anjeza Toma

Filloi dhe koha të zymtëzohet;
paradë bëjnë zogjtë mbi hapësirë.
Dielli mes reve, filloi të fërkohet,
duket sikur po më thonë “LAMTUMIRË”

I ngre lart sytë dhe i shikoj vëngër,
se diç’ më mungon në këtë stinë!
Dielli që puthet me retë kaq ëmbël,
më kujton dashurinë në mjerim.

NOA

Mbi shpirtin hedh ca psherëtima,
kur zogjtë mbi kokë më bëhen litar.
Me veten nis të bëj ca ligjërima;
t’më marrin dhimbjen dhe zemrën e vrarë!

Kjo kohë e trishtë, la pas diçka,
më ngjalli zemrën që plagë kish.
Për mua do flasin qiell, diell e zogj,
do thonë kish vdekur, dhe pse gjall’ ish.