Qanin ca engjëj atë natë,
jo nga dhimbja e botës,
por nga forca e një gruaje,
që s’u thye kur duhej të binte.
Qanin, sepse panë një shpirt
të ecë zbathur mbi zjarr
dhe të dalë dritë,
pa mallkuar askënd.
Qanin engjëjt,
kur ajo heshti më fort se britmat,
kur buzëqeshi mbi plagë
dhe i quajti mësime.
Sepse disa gra
nuk kërkojnë shpëtim nga qielli,
ato e tronditin qiellin,
derisa engjëjt të mësojnë
ç’do të thotë të jesh e pavdekshme
brenda një trupi njerëzor.




















