Në mëngjeset e fshatit tim
mrekullisht zgjohem!
Zogjtë në xhamat më trokasin,
dhe unë si era lëshohem!
Majë gishtave eci nëpër korridore;
rëzë ballkonit qëndroj
me korien përballë fjalë dashurie tregoj,
dhe pishat matanë eja më ftojnë!
Më mungon era e fshatit tim;
më mungon gurgullima e lumit
ditë e natë pa pushim.
Më mungon zëri i bukur i gjyshit tim!
Më mungon bukuria e qetësia natyrore!
Më mungojnë njerëzit dorë pas dore;
Më mungon gjallëria e asaj kohe;
Më mungon ajo çupka çamaroke!
Më mungon ti moj Dardha ime muzë!
Për ty frymëzohem për ty s,kam gjumë!
Me ty nisa të shkruaj për ty thur vargje!
Ti je emblema e ç’do parajse!




















