Suplementi Pena Shqiptare/ Albert Habazaj: Vermiku i Kurveleshit

Dielli vari qerpikun

mbi një sy, ku buron Lumi!

Sigal

Edhe krijoi Vermikun,

i dha fluturim pëllumbi.

 

Pëllumbi në frym’ ka paqe!

Pëllumbi ka frym’ lirie.

Vermiku – të zbardhë faqen,

Vermiku – gji Perëndie…

 

Udha nëpër shtigje jete

i dha një emër të mirë,

pret mjalt në koshere blete,

verë të vjetër për të pirë.

 

Vermikut, në Lum të Vlorës

i ka buzëqeshur praku;

Me trima – ball’ i kurorës

si Avdurraman Çiraku.

 

Djema si Bajram i Tushes

Liria i zgjodhi yje,

atdheu me frymë mbushet,

i mbushin dritën e syve.

 

Në këmbë gremisën rrebeshin!

Lavdia i ka dafinë.

Vermiku i Kurveleshit –

Mirënjohje për Labërinë