Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Puthje sublime

47
Sigal

Donin të ma rrëmbenin puthjen!

I ngritën prita edhe pusira,

por une nuk i lash kurrë vetëm.

Buzët e bukura, buzet ermira

 

donin t’më linin pa frymë sonte!

Gjumin përjetësisht t’ma vrisnin

ndërsa shpirti vrerë më pikonte;

dështimin e dashurisë po prisnin.

 

Por nuk e shkulin dot dashurine,

ata që kurrë nuk kanë dashuruar,

në çark të tyre e kthejnë pusinë,

porsi akrepi vehten duke helmuar.

 

Dashuria jonë ka rrënjë të forta

ngjizur në shpirt,buisur në pore,

ushqyer me gjak direkt nga aorta.

Mes dashurive, dashuria më madhore.

 

S’ia merrni dot buzët dashurisë time;

puthjet e saja jane puthje sublime.