Suplementi Pena Shqiptare/ Shefik Arifi: Bariu

Duart të hapura si shtrungë

Stinë më stinë e mot më mot

NOA

Mblidhen delet e qingjat me sharkun e butë

Si ushtarët nën kapot.

 

Këtu malet e lëndinat hapen si libër

Në çdo shkronjë një lëndinë

Bariu i mban sytë te delet në verë, në dimër

Dhe te vargjet me rimë.

 

Rend ai pas deleve e qingjave të lerë

Nga një Bardhokë në tjetrën hidhet.

Mbrëmjeve sapo drita e hënës të bjerë

Për vjershat zë e zgjedh motivet.

 

Dhe vijnë gazetarët nga jugu, veriu

Ti marrin intervista në llohë, në shi.

Ju filloni për emisionin, u thoshte bariu,

Sa të mbaroj dhe unë këtë poezi.

 

 

Më Gjykoni

 

Nëse nga lisat aspak s’kam ngjarë,

Mos thoni se ka patur edhe një poet.

Nëse sprovova një herë të eci si erë e marrë,

Mos më kujtoni, mos më kujtoni vërtet.

 

Më gjykoni, për ato që kam bërë e kam ndjerë,

Më gjykoni sa të jem pa plakur.

Mos thoni kot, mos thoni asnjëherë,

Se këtu dhe një poet paska patur