Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Nervozizëm

146
Sigal

Ka ca ditē qē pas mē ndjek mērzia!

Me njē flutur nate , flas gjer vonē.

Ti nuk qesh mē me shakatē e mia:

çdo gjē qē tē them, tē nervozon.

Se ke mē portretin e atēhershëm,

sytë qē digjnin veten si kometē.

Ti gjithmonē e ke urryer vjeshtēn,

tashmē njē e dy pēr tē mē flet!

E kuptoj se diçka tē ngjarē

(Një ndryshim i tillë nuk ndodh më kot).

Ndonēse kurrë nga vetja s’tē kam ndarē

Dhe, nuk kam nē plan, ta bëj as sot.

Ndofta tē ka lodhur dashuria,

zjarret qē pēr ty ndizja çdo natē.

Unē nuk di t‘i fsheh ndjenjat e mia

Dhe, kjo gjē tē duket si mēkat.

Ka ca ditē qē unē ngjasoj me shirat,

që çative derdhen me rrēmbim.

Ti nuk.qesh mē me shakatē e mia

Dhe, kjo s’mund tē jetē veç faji im.

 

Qytezē e vjetēr nē Piemonte.

Çdo orē dredh ajrin njē kēmbanē.

Nga kisha ca mē tutje

njē plakē pranē meje hapat mban

dhe mērmērit njē lutje!

Unē njē mendim pērtyp nē heshtje,

por s’ia them dot me gojē.

Kjo kishē e vjetēr dhe kjo plakē

mē duken krejt njēsoj.

Njēsoj mē ngjajnē dhe kēto shtēpi:

kēto mure dhe sokakë.

Ato dhe pak duan tē shemben

mjafton t’i tundēsh pak.

Pallate guri si kēshtjella

me bojē mesjete lyer!

Kētu koha s’matet kurrē me orē,

akrepi i saj ēshtē thyer.

Nēn urē lēviz me hap tē ngathēt

njē lumē qē s’ēshtē mē lumē

dhe, pse tenton ta zbusë pak vapēn:

nē fakt ja shton mē shumē.

Mbas tij lēviz dhe unē patjetēr

i etur pēr pak erē.

Mbi supe ndiej një grumbull shekujsh

dhe mister, kaq mister.