Nga gjyqi i bujshëm, fama e avokates së Johny Depp sa vjen e rritet/ Incidenti i fundit ka bërë që Camilla të…

134
Sigal

“Fama” e Camille Vasquez sa vjen e rritet.

Së fundmi një incident në aeroplan ka bërë që avokatja e preferuar e momentit të marrë gjithë vëmendjen. Gjatë një fluturimi nga Los Anxhelosi në Nju Jork, ku ndodhej edhe Camille, një pasagjer i moshuar u rrëzua dhe goditi kokën. Në këtë moment pasagjerët në bord janë alarmuar dhe kanë filluar të bërtasin. Avokatja e Johnny Depp, ka dëgjuar zërat dhe është ngritur për të parë ngjarjen.
Vasquez made partner after Depp’s win.

Sipas burimeve për TMZ, thuhet se avokatja nuk ka hezituar t’i vijë në ndihmë burrit të moshuar. Camille ka kontaktuar kunatin e saj, një mjek, i cili e kishte drejtuar atë përmes hapave për të kontrolluar nëse burri kishte një atak në zemër ose gjakderdhje nga rënia. Më tej truproja e Vasquez hoqi orën e tij inteligjente për të monitoruar rrahjet e zemrës së pasagjerit. Stjuardesa e avionit pas ngjarjes u shpreh se Camille është “një grua e mrekullueshme”.