Ronaldo i vetëofrohet Bayern Munich, gjigandi gjerman merr vendimin përfundimtar

71
Sigal

Shumë zhurmë për Cristiano Ronaldon. AS një ditë më parë shkruante se Bayern Munich po mendon ta marrë portugezin për të zëvendësuar Robert Lewandowskin.

Në Gjermani gjithsesi kanë një tjetër version. Sport 1 shkruan se agjenti i tij e ka ofruar Ronaldon te Bayern.

Vetë sulmuesi ishte i hapur për të kaluar në Bundesliga, pasi do të kishte mundësinë të luante në Champions League me një skuadër që mund të tentojë edhe trofeun.

Gjithsesi drejtuesit e Bayern Munich kanë diskutuar për afrimin e portugezit në skuadër dhe në fund kanë vendosur që të kthejnë përgjigje negative.