Suplement Pena Shqiptare/ Nuset e Romeos

530
Tregim nga Dhimitër Shtëmbari 
Romeo, një inxhinier mekanik rreth të dyzetepesave, dha një lajmërim në një gazetë, se ishte gati të niste një jetë të re me një partnere. Me këtë rast, bëri të njohura edhe kriteret që duhej të plotësonin ato që do të mund t’i përgjigjeshin. “Ke goxha shtëpi, more bir, – i pat thënë një ditë e ëma, Lefteria, një grua e moshuar, e cila banonte me djalin tjetër. – Nuk të qeshi fati me gruan e parë; nuk të la as fëmijë, por ende je i ri, prandaj… me mend në kokë tani!” I biri e kishte shikuar me dashamirësi dhe nuk ia kishte kthyer. Pesë ditë mbas daljes në shtyp të atij njoftimi, e shoqëruar nga një grua paksa e moshuar, në shtëpinë e Romeos u paraqit një vajzë e gjatë, si basketbolliste.– Më falni, ju jeni ai që keni dhënë një njoftim për …? – iu drejtua Romeos e moshuara në çastin që u hap dera. Romeo nuk iu përgjigj atypëraty, por i ftoi të futeshin brënda. Kur pa se zunë vend, i pyeti: – Më falni, nga vini dhe kush jeni ju?– Vijmë nga një fshat i largët i rrethit…, – e mori fjalën e moshuara. – Kjo është vajza ime, me arsim të lartë; nuk i ka mbushur të dyzetat…Ndërkohë u dëgjua një trokitje në derë. Lefteria bëri drejt derës, e hapi dhe, përpara saj, u dukën dy njerëz, një burrë e një grua.– Më falni, kjo është shtëpia e Romeo Loshit?– Po, kjo është.- A mundet ta takojmë zotin Romeo?– Po, mund ta takoni.Dhe e zonja e shtëpisë i shoqëroi për në dhomën e pritjes. Sapo i pa tëfuteshin në derë, i biri i bëri shënjë të ëmës që t’i fuste në dhomën tjetër. Sakaq, Romoe vazhdoi të bisedonte me të ardhurit nga fshatrat e largët të rrethit H. Mirëpo nuk qe e thënë ta shtronte mirë bisedën, sepse u dëgjua një tjetër e trokitur në derë. Si edhe më parë, Lefteria iu drejtua derës, e hapi dhe në prag të saj u dukën tre të tjerë. Ishte një mesogrua e shoqëruar nga një i moshuar dhe nga një fëmijë pesë – gjashtë vjeç. – Më falni, mos jemi gabim? Donim të futeshim në shtëpinë e zotit Romeo…– Jo, nuk jeni gabim. I keni rënë në të. Futuni brënda! Dhe i shoqëroi të ardhurit në një tjetër dhomë. Kur mbaroi bisedën me të ardhurit e parë, Romeo u tha, se mendimin do ta jepte mbas disa ditësh, prandaj ishin të lirë për t’u larguar.Teksa të ardhurit largoheshin, Romeoja gjeti terezinë dhe shkoi në dhomën, ku e priste një kandidate e dytë.– Më falni, nga vini dhe cilët jeni ju?– Liza është vajza ime, – e mori fjalën i moshuari. – Vijmë nga fshatrat e rrethit D. Lexuam në gazetë dhe … Vajza ka mbaruar të lartën, ka punuar goxha vite si ekonomiste, por fati nuk i priu …Sërish u dëgjuan të tjera të trokitura në derë. Lefteria nxitoi për te dera, e hapi dhe para saj u duk një grua e shkurtër dhe mjaft e shëndetshme. Ishte e pashoqëruar nga ndokush.– Shtëpia e Romeos është kjo? – pyeti me një zë si të një burri.– Po. – iu përgjigj Lefteria. Sapo dëgjoi përgjigjen, e porsaardhura nuk priti më, por u fut drejt e brënda dhe mori koridorit, përfund të të cilit ndodhej dhoma e pritjes. Ndërsa hodhi vështrimin anash teksa ecte, në njërën dhomë pa dikë që po fliste me dy të tjerë. Shkoi edhe kjo aty dhe zuri vend karshi tyre. Dhe nisi të dëgjonte ç’thuhej. Romeos nuk po i jepej të fliste.– Flisni, flisni! – iu drejtua e porsaardhura. – Unë jam Rozi. Më keni dëgjuar? Romeo ngriti supet.– Si?! Nuk keni dëgjuar për mua?! Qënkeni matuf! Mua më njeh i madh e i vogël në qytet….– Më vjen shumë keq, por për asnjë Rozë nuk kam dëgjuar, – ia preu paksa i nervozuar i zoti i shtëpisë. Rozi nxori disa pako të vogla nga çanta, i vendosi mbi tavolinën rrumbullake që kish përpara dhe vazhdoi:- Megjithatë, s’ka shumë rëndësi që s’më njeh! Do të më njohësh shumë mirë. Bile, do të jem unë ajo që do të të bëjë të njohur ty!…Romeo nuk po kuptonte se ç’po ndodhte, prandaj e pyeti:– Më falni, zonjë, ç’i keni të gjitha këto që vendosni mbi tavolinë?!– Nuk shikoni mirë nga sytë?! Ilaçe i kam, – ia preu me zë të lartë. Qendroi një hop dhe vazhdoi:- Ja, këto jeshilet i përdor kur më ze epilepsia… Këto të verdhat i pi kur ndjej të më merren mënd, sepse janë barna kundër depresionit. Këto të tjerat …Në këndin tjetër të dhomës, i moshuari me vajzën e vet, që i qe ndërprerë biseda, ia ngulën sytë asaj që vazhdonte të fliste çapraz.– Po ju, ç’më shikoni si dac! – iu drejtua Rozi atyre. Kur Lefteria pa tërë ato ilaçe mbi tavolinë, si dhe kur dëgjoi fjalorin vulgar të Rozit, s’u përmbajt dot. U përlot dhe e përqafoi fort të birin. Edhe Romeoja hapi krahët për ta përqafuar. E gjendur para kësaj skene, Rozit nuk iu durua më. Dhe ngriti zërin:– Çfarë bën, moj kurvickë plakë?! Ne do të na injorosh?! Dhe, sa hap e mbyll sytë, e godet të moshuarën në kokë me një send të ngurtë. Lefteria ra pa ndjenja! Gjaku nisi t’i rridhte nga njëra anë e kokës!- Çfarë bëre, moj e çmëndur! – bërtiti Romeoja. – Më vrave mamanë!…- Mamanë?! Pse, mama e paskeni këtë derdimene?!– Është mamaja ime, moj e lajthitur! – vazhdoi Romeoja.Dhe nisi t’i vinte në ndihmë të ëmës. Po ajo ju përqafoi si për t’u bërë dashnorja juaj!…… 
Se si vazhdoi ngjarja ca më pas, i gjori Romeo e di!
Sigal