Koka: Nismë për pastrimin e territorit nga mbetjet

592
Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka lançuar Nismën Mbarëkombëtare për pastrimin nga mbetjet, në kuadër të Ditës së Tokës. Koka ritheksoi se ligji ngarkon bashkitë me përgjegjësi të drejtpërdrejtë për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
“Kryetarët e bashkive duhet ta kuptojnë se reforma administrative nuk është bërë e atillë që të administrojnë vetëm zonat urbane të asfaltuara. I rëndësishëm është edhe një lumë, i rëndësishëm është edhe një pjesë me kullotë, e rëndësishme është edhe një zonë me pyje apo rurale ku duhet të jetohet më cilësisht. Ndaj do t’i bëja thirrje pushteti vendor, shumë drejtues të cilëve janë penalizuar tashmë nga Ministria e Mjedisit, që të marrin përgjegjësitë që u takojnë me ligj dhe sidomos tani në prag të sezonit turistik. E kuptoj që kjo nuk është një situatë e krijuar në një apo dy vite, por prej vitesh, por kjo duhet të përfundojë një ditë. Nëse cilido kryetar bashkie do të merrte një iniciativë që të pastrohej nga 10 metra linear në ditë, brenda një viti nuk do të ishte kjo situatë. Janë të rëndësishme zgjedhjet elektorale por më e rëndësishme që, toka shqiptare të jetë e pastër dhe jo e ndotur dhe kjo është në fakt detyra funksionale e secilit prej tyre”, është shprehur Koka.
Nisma Mbarëkombëtare për Pastrimin nga Mbetjet do të mbahet nga dt 5 mars deri më 22 prill 2017 kur është edhe Dita Ndërkombëtare e Tokës. Ministri e lançoi këtë nismë gjatë inspektimit të gjendjes së shtratit të lumit të Tiranës
Sigal