Kishte qenë në ekskursion bashkë me shokët e klasës, detaje nga mbytja e 15-vjeçarit në lumin Drini i Zi

209
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në lumin Drini i Zi.

A.L., 15 vjeç, ka humbur jetën pasi është mbytur në ujërat e lumit Drini i Zi, në fshatin Potgorcë të Maqellarës.

15-vjeçari, nxënës i klasës së 9-të, ka qenë bashkë me shokët e klasës, në ekskursion në lumin Drini i Zi, në fshatin Potgorcë.

Adoleshenti është futur për t’u larë në lumë, dhe nuk ka mundur të dalë.

Trupi i tij është gjetur rreth 5 km më poshtë, në fshatin Gradec, nga disa pushues që bënin plazh në këtë zonë.

Sipas informacioneve, nxënësit kishin shkuar të organizuar në ekskursion, pas mbarimit të klasës së 9-të.