Meri Mezini: Vjeshta e lagur nga lotët e nënës !

29
Sigal

Në stolat e parkut, të boshatisur nga shiu,

një grua e vjetër, rrinte menduar.

Vjeshta e lagur nga shiu dhe lotët,

shpirti e saj si mal i rënduar.

Vjeshta m‘u duk reckë e vjetër,

gjethet e zverdhura, trupin mbuluar,

shpatullat e saj të krrusura nga hallet,

kjo kohë e lagësht, atë e ka lënduar.

M‘u kujtua nëna kur u hapën kufijtë,

e vetme ngeli me macen e saj.

Djemtë ikën kurbetit mërguar,

harruan stinët vitet me rradhë.

Ishte vjeshtë tha gruaja e përlotur,

kur fëmijët ikën vetëm më lanë!

S’janë kthyer më, as verën e radhës,

as vjeshta kur ikën, s’u kujtohet më vallë?!

Ja shkunda gjethet dhe lotët ja fshiva,

një letër më zgjati nga gjiri i saj.

Ca numra telefoni, të shkruara shtrembër,

m’i lajmëro, po vdes, t’më arrijnë …