Suplementi Pena Shqiptare/ Skënder Rusi: Braktisje

32
Sigal

Sot nuk më ka kërkuar asnjë në telefon,
as që e kam prekur,
kapakun e tij të jeshiltë!
Sot unë kam marrë frymë kot.
Me heshtje më kanë dënuar edhe miqtë!
Sot unë nuk e di se ku po shkoj,
vrapojnë hapat e mi,
por jo andej nga shkojnë të gjithë!
Dita më ka marrë për dore
sikur të jem fëmija i saj!
Si t’i gjej tani dashuritë!?
Nuk e di pse më vihet kaq shumë në park?
Ndoshta se atje gjeta të dashurën,
më vjen të shtrihem, të çlodhem pak
botë absurde je, të paktën!!!