Suplementi Pena Shqiptare/ Vladimir Lulaj: Kryehirit

113
Sigal

Duke pasur shumë respekt për aktorët, shpreh rezerva të qarta për menaxherët profanë dhe “regjizorët narcistë..” të teatrit shqiptar; që ende nuk e kuptojnë se teatrin e lind dramaturgu.., që është “nëna”, ose mbartësja klasike e hyjniut të qënies letrare dramatike. Skena teatrore është “materniteti” ku “lind, rritet, përsoset, maturohet dhe lulëzon vepra skenike.” Si art kolektiv i suksesshëm regjizorët mund të jenë baballarët e kujdesshëm të veprës letrare dramatike, sepse kanë ndjeshmërinë, sensibilitetin, aftësinë dhe mundësitë potenciale e racionale për t’a rritur atë në përmasat e jashtëzakonshme të vizionit kontemporan, ose, thënë ndryshe, me fuqinë e kompozimit virtual të kënvështrimit regjizorial të fokusuar te ndjenja e tyre dramatike; ku ata zbulojnë sekretet misterioze të materies joskematike të sendërtimit artistik, skenografik, mizanskenik. Dukuria e klimës dhe stinës veçori të kopshtit skenik të “ushqyer” nga galeria e personazheve të interpretimit teatror, brenda qerthullit hapësinor plot mister mizanskenik, mbartet befas e krejt magjishëm nga shpirti artistik i skuadrës së aktorëve antikë e kontemporanë; të cilët lartësojnë veprën letrare dramatike brenda qiellit mjeshtëror të gjallesës madhështore të energjive evazive, antinomike aspak përgjithësuese, e njëkohësisht krejtësisht spirutialiste, ndërtuar me mjetet kuntrapontuale të karaktereve artistikë, plot catharsis të shpërthyer nga tablloided humane. Stina artistike dramatike mbart brenda vedit dialektikën që mundëson shndrrimin, mahnitë të dramës letrare në dramë skenike, plot gjallesa veçorike, të ringritura prej kultit të sedrës së tyre profesionale nën dritat e jetës skenike, e cila ushqen bimët e shpirtit të tyre selektiv e krijues individual dhe kolektiv për t’i dhënë magji tjetër misterit të foshnjes letrare, që prezanton mesazhe tronditëse përpara syve e mendjes së hapur të spektatorëve të “uritur” për t’u ushqyer me energjinë positive sociale të dramacitetit, që mbart në vetvete tone thuajse hyjnore brenda realitetit artistik sarkastik. Arti i madh skenik nuk mund të bëhet, si këto tridhjetë e dy vite tranzicion, vetëm me ‘regjizorë gay’, ose profanët skeptikë, tregëtarët skenikë, pa frymë e shpirt dramatik shqiptar, të cilët, për hir të egocentrizmit, narcizmit dhe paaftësisë së tyre profesionale, duke “birësuar..”, ose ‘klonuar..” fëmijët skenikë të lindur nga “dramaturgët nëna të planetit botëror..”, importojnë dramën ndërkombëtare për t’a interpretuar në skenat e braktisura nga “sovrani spektator..”; i cili, për shkak se despotët e skenës, regjizorët pa vision skenik, “urrejnë e vrasin dramaturgjinë shqiptare”, shpreson se nuk do jetë e largët dita kur dramaturgët “nëna..” do jenë në gjendje t’i rrisin fëmijët e tyre duke zevendësuar baballarët e skenës, regjizorët snobë, që dërdëllisin, të droguar nga shija e parasë ‘së lehtë…’ duke broçkullitur insinuatën inekzistuese dhe keqinformuese se gjoja: “Shqipëria ka regjizorë dhe aktorë të nivelit të lartë, por jo dramaturgë të mirë”. Eehh, si mund të shprehen ndryshe regjizorët tanë ‘snobë’ që përtojnë të lexojnë dhe investojnë vemendje dhe përkushtim për kultivimin e dramës shqipe, kur, në mënyrë krejt amatoreske, venë në skenë “kryeveprat” e dramaturgjisë ndërkombëtare?- por s’lenë asnjë gjurmë të platformës regjizoriale, sepse, mos u çudisni aspak, nuk dinë të hartojnë platforma regjizoriale, ndaj thjesht “birësojnë..”, ose “klonojnë..” fëmijët skenikë të lindur nga “dramaturgët nëna të planetit botëror”! Detyra e institucioneve publike dhe private teatrore, e regjizorëve dhe aktorëve profesionistë, ose amatorë shqiptarë, është të rrisin deri në madhështi klasike origjinale e kontemporane veprat e përbashkëta skenike, nëpërmjet bashkëpunimit jo diskriminues me familjen modeste, “të brak- tisur”, të harruar e të parespektuar të shkrimtarëve të teatrit shqiptar, sepse teatri bën katharsis jonostalgjik si art militant kolektiv në shërbim cilësor të shpirtit të pavdekshëm të Sovranit të madh Popull.

Me respek, Dramregjizori Vladimir Sinan Lulaj.

Në vend të Parathënies

Gjithmonë kujtoj, plot përmallim, babain tim të shenjtë e hyjnor për mua, të cilin e mbaj mend si një burrë plot mend, prudent e vizionar.  Jetëdhënësi im ka mbetur i pavdekshëm, shum’ i dashur, i nderuar, i respektuar dhe i paharruar për mua; sepse ka qenë jo vetëm një prind i mrekullueshëm; por gjithashtu një nga luftëtarët për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit fashistë musolinianë e nazistët hitlerianë, partizan trim i brigadës së 14-të sulmuese, si dhe posedues i cilësive burrërore të një lideri mendjehapur dhe me aftësi të dukshme intelektuale. shumë i dashur e modest. Gjithmonë rezatonte modesti e tolerancë të pakufishme për familjen, mjedisin social dhe për mua; ndaj për të ndjej mirënjohje pa fund, se im atë ishte dhe prap ka mbetur mentori i zgjuar, permanent për mua, mbase kryeshoku dhe miku im më i mirë, gjithmonë mësues mendjehapur, me intelekt vizionar; i cili dinte të këndonte dhe recitonte aq bukur, por edhe të më qetësonte e ndriçonte mendimin. Mahnitesha kur e shihja sesa bukur kalëronte mbi një kalë bukurosh ngjyrë ergjendi, ose kur e dëgjoja të interpretonte në dasma dhe gëzime familjare këngët ‘vajz’ e valëve’ dhe “Ty Flamur të duam shumë”. Kryeherit, kur isha fëmijë, nuk e dija se dinte të recitonte, por këtë fakt m’a bëri dhuratë suprizë, kur, fshehurazi të gjithëve, më recitoi poezinë “Partizani Tare”, që e kisha shkruar pasi më tregoi historinë e këtij dëshmori, me të cilin kishte luftuar së bashku në grupin partizan të Mallakastrës. Kurrë s’do t’a harroj timbrin me intonacion emocional mallëngjyes të prindit tim, kur më tha: “Kam rastin e bukur të përqafoj djalin tim poet..!” Pastaj plot pathos narrativ recitoi: “Partizani Tare n’a kishte mustaqe,/ thosh se bënte luftë për liri e paqe…” Atë çast hyjnor qesha i përlotur nga gëzimi, kurse vite më vonë, kur i tregova shokut tim më të ngushtë, babait mendjendritur, se kisha shkruar disa drama, të cilat regjizorët përtonin t’i lexonin dhe jo më të mendonin për t’i venë në skenë i miri baba, pasi dëgjoi merakun tim të përsiatur, më përqafoi heshturazi plot mirësi, citoi mbase mentalitetin e filozofisë së vetvetes, duke përmendur se pas stinës së pranverës vjen vera e vjeshta, kur piqen frutat e stinës intelektuale, pastaj, plot besim atëror, sikur të ishte filozofi Seneka, ose dhuntibartësi i orakullit të Dodonës, më dha kurajo pafund, duke porositur: “Biri im i dashur, nëse ndihesh dramaturg, kurrë mos hiq dorë nga kjo ide dhe kultivoje me punë talentin që ke! Mendo se nuk mund të vijë dita që pret.., nëse vetëm ankohesh kundër regjizorëve snobë. Përpiqu të krijosh besim te njerëzit, duke i venë vetë në skenë dramat e komeditë, që ke shkruar, sepse, mesa di, në Ilirinë e lashtë, dramaturgët i vinin vetë në skenë veprat e tyre. Aristofani, Eskili, por edhe Shekspiri, i kanë venë vetë në skenë komeditë dhe tragjeditë që kanë shkruar. Të sugjeroj të besosh te vetvetja. Investo talentin, që posedon, për ta ndryshuar këtë situatë absurde, të cilën e kritikon rreptasi, pra medito e vendos, me vullnetin tënd aspak pragmatist, se do të “vetësfilitesh…” duke bërë rrugën e mundimshme drejt njohjes. Përpiqu për t’i venë vetë në skenë dramat e tua letrare, beso dhe vetëmëso sesi mund të bëhesh dramregjizor, sepse të gjithë dramaturgët e vërtetë e kanë në gen staturën e regjizorit. Eehh, babai im shpirtndritur ndërroi jetë shpejt, më 3 korrik të vitit 1993, pa arritur të shohë komedinë “Dedektivi i dashurisë”, që e vuri në skenë me një trupë teatrore amatore në vitin 1994 djali i tij dram’regjizor. E kundërta ndodhi me nënën time Ferika. Ajo jetoi gjatë. Ndryshe nga bashkëshorti i saj, e mira Ferika nuk dinte të këndonte, por kërcente lehtazi si flutur deri në moshën 75 vjeçare. Kur u dha në Tiranë premiera e komedisë “Dedektivi i dashurisë”, interpretuar nga trupa amatore e gjimnazit “Besnik Sykja”. Nëna ime fisnike dhe shumë e dashur, Ferua trime, ishte gati të fluturonte nga gëzimi. E mallëngjyer, plot lot në sy, shkoi dhe ndezi qiri te varoshi i burrit të saj dhe bëri hallvë, por edhe bakllava, për të qerasur farefisin. Sezoni interpretues i komedisë “Dedektivi i dashurisë”, në teatrin shtëpiak të nëna Feros, në Vlorë, zgjati për shumë muaj; sepse Ferika, sa herë shkoja për t’a takuar, meqë odaja e saj mbushej plot me djem, vajza, nuse, dhëndurrë, nipër e mbesa, për të suprizuar jo vetëm mua, imitonte me grinta humori personazhin e gruas ‘profane’ të dedektivit të dashurisë. Shpesh herë familja e madhe Lulaj ka qeshur plot lot gëzimi, duke mbajtur “barkun me duar”, e mahnitur nga nuancat interpretative të saj, sepse, nëna Fero, sipas rastit, kishte gjithmonë aftësi t’i bënte jo vetëm për të qeshur, por madje edhe për të qarë njerëzit, që kishin rastin fatlum t’a shikonin e dëgjonin. Gjithmonë jam çuditur e befasuar nga mënyra veçorike sesi nëna ime e dashur bënte interpretimin e disa roleve. Kur Ferika kish dëshirë të krijonte brenda dhomës së saj klimën e mikpritjes dhe dashamirësisë për vizitorët e shumtë krejt papritur, krijonte narrativat artistike, duke bërë artikulimin plot seriozitet e solemnitet emocional të fjalëve, me grimasa e intonacione karakteristike dramatike, ose humoristike, të cilat lehtasi i fokusonte të shoqëruara me kuntrapunte të befasishme, gjestikulacione, mimikë shprehëse të fytyrës dhe lëvizje intuitive plastike mjeshtërore. Rrudhtazi, plot bindje e krenari, mund të them se ndihem njeri me fat, sepse në genet e gjakut tim qarkullon dashuria, respekti e mirënjohja pa fund për dy prindërit e mi të mbrekullueshëm. Ndaj ky libër, me dy drama, tre komedi dhe dy platforma regjizoriale, u dedikohet pikërisht atyre, të cilët besonin aq shumë, se një ditë do të bëhesha poet e shkrimtar teatri.  Mendoj e besoj se ky libër mëton e vërteton faktin se shpirtrat e dy prindërve të mi janë poema të bukura, hyjnore dhe dramatikikisht në ekzistencë permanente brenda jetës time.

 

METIM

 

“Autori, Vladimir Lulaj, ka shkruar mbi 25 drama dhe komedi, nga të cilat katër janë venë në skenë. Në vitin 1994 është  interpretuar në skenë premiera e komedisë “Dedektivi i dashurisë”; në vitin 1996 komedia “Qesh dhe mendo”; në vitin 2002 drama “Dy kapitenët e UCK”; kurse në 2003 drama “Ali pashë Tepelena”. Në librin “Kitara e Berlinit” janë përfshirë dy drama, “Mbreti pa kurorë” dhe “Dy kapitenët e UÇK”; si dhe tre komedi: “Gra besnike”, “Kitara e Berlinit” dhe “Fuçia magjike”. Autori Lulaj paraqet në këtë libër jo vetëm staturën e dramaturgut, por edhe stilistikën e linjës me “kultin” e regjizorit duke mëtuar faktin se regjizorët snobë shqiptarë, pa asnjë dallim midis njeri tjetrit, nuk gjejnë kohë të përgatisin, nuk dinë ose “nuk duan” të publikojnë platformat e tyre regjizoriale. Për fat të keq, teatri shqiptar ende vuan artistikisht nga sidroma e pazotësisë profesionale për të përgatitur platforma regjizoriale. Ndihet mungesa kronike e transparencës dhe krijimi i kushteve administrative proceduriale për të kontrolluar e kërkuar llogari artistikisht ndaj punës studimore dhe veprimtarisë regjizoriale, para vënies në skenë të veprës letrare dramatike. Kaq e vërtetë është kjo, sa kushdo mund të vërtetojë faktin “absurd”, se, në arkivën 78 vjeçare të Teatrit kombëtar në Tiranë, nuk ekziston asnjë platformë regjizoriale çfarë mëton frymën amatore, ose punën rutinore, pa plan artistik, të gjithë regjizorëve tanë profesionistë. Në këtë libër, për herë të parë në gjithë historinë tonë teatrore 78 vjeçare, theksohet se në Teatër ka marrë fund koha e ‘..mbretërimit të regjizorëve, që nuk dinë të paraqesin përpara bordeve artistikë platformën regjizoriale për shndrimin e veprës letrare dramatike në vepër skenike.’Libri “Kitara e Berlinit” përmbledh në vetvete dy platforma regjizoriale, të cilat hedhin dritë mbi punën studimore, sipas këndvështrimit artistik regjizorial të dramaturgut Vladimir Lulaj, për vënien në skenë të komedive: “Gra besnike” dhe “Fuçia magjike”…”