Foto/ Stadiumi “zhvishet” për derbin, hiqen stolat në tribuna

14
Sigal

Tirana do të luajë përballë Partizanit supersfidën e javës së 33-të të “Abissnet Superiore”. Derbi do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, duke nisur nga ora 19:00.

Ajo ç’ka bie në sy disa minuta para nisjes së kësaj sfide janë tribunat e ultrave. Si sektori “N” ku do të qëndrojnë “Tirona Fanatics”, apo sektori “S”, aty ku do të qëndrojnë Ultras Guerrils janë pa stola.

Këtë herë janë marrë masat që stolat në sektoret ku qëndrojnë tifogrupet respektive të hiqen, që të shmanget dëmtimi dhe hedhja e tyre në fushë. Por në këtë mënyrë, klubet mund të shpëtojnë edhe nga gjobat e mundshme.