Futbollisti më i mirë i vitit, UEFA shpall të nominuarit

122
Sigal

Karim Benzema, Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne janë të nominuarit për fitoren e çmimit “Futbollisti më i mirë i vitit”, çmim që jepet nga UEFA.

Fituesi do të shpallet gjatë hedhjes së shortit për grupet e Champions League, në 25 gusht, në Stamboll.

Sulmuesi i Realit është kandidati kryesor, pasi zhvilloi një sezon të shkëlqyer, të kurorëzuar me fitoren e Champions dhe kampionatit spanjoll.