Suplementi Pena Shqiptare/ Ilir Kadia: “Tradhëtia”

157
Sigal

Ajo hyri në zyrën e koleges, e mbylli derën dhe i vuri kurrizin. Pastaj, duke e parë drejt në sy gruan e hutuar,- i tha pa një pa dy:

-Burri yt të tradhëton!

Kolegia, një grua e bukur, që ish bërë para pak kohe gjyshe, u çua në këmbë e tronditur.

-Çfarë po thua?!

-Meëvjen shumë keq që po e dëgjon nga unë, por burri yt….Nipi i burrit tim punon tek yt shoq. E ka drejtor. Ai e di që ne jemi shoqe. Më tha se dje mbasdite, ndërsa jashtë binte shi me gjyma, është futur për një shkresë në zyrën e burrit tënd dhe… e ka gjetur atë me një grua që po i vishte pantallonat, në mes të zyrës, duke u ngutur!!!!

Kolegia u ul në tavolinë e ç’tensionuar, ndërsa filloi të qeshë me të madhe.

-Unë thashë se ti do ja plasje të qarit, ndërsa ti po qesh si e marrë! Më thuaj pse qesh?

-Sepse isha unë! I bleva burrit një palë pantallona dhe shitësja me tha t’i ktheja brenda orës nëse nuk i bënin! Atij, po nuk ja bleva unë rrobat, me një palë rri njëqind vjet!