Peleshi hap tender 5 mln USD për sigurinë në bazën Ajrore

230
Sigal

Pak javë më parë, kryeministri Edi Rama do të deklaronte se NATO do të ndërtojë një nga bazat e saj në ish-bazën e vjetër të flotës ajrore të Kuçovës. Me “bekimin” e amerikanëve, Rama tha se synon që të zhvillojë zonën, teksa NATO do të kishte një bazë për operacionet speciale. Padyshim, në aspektin e sigurisë, ngritja e një baze të tillë në Shqipëri është një arritje.

Por, në atë takim, Rama tha se amerikanët do të investonin plot 50 milionë dollarë për ta bërë funksionale bazën ajrore, dikur një nga krenaritë e Shqipërisë, ku qëndronin në gadishmëri dhe bënin manovra avionët MIG.

Pas viteve ’90, baza është shkretuar dhe me nxjerrjen jashtë përdorimi të këtyre avionëve i humbi edhe lavdia. Madje, as menaxhimi prej disa vitesh i një flote turke nuk i dha shkëlqimin, teksa muajt e fundit po bëhen përpjekje për ta bërë funksionale.

Referuar deklarimeve të Ramës, baza moderne ushtarake do të shërbente për aviacionin dhe trupat special. Natyrisht, u ra dakort që ndërtimet do t’i bënte NATO, e cila do të zhvillonte zonën me një investim 50 milionë euro.

Por, pa kaluar disa javë nga kjo deklaratë, qeveria shqiptare ka hapur tenderin e parë, me vlerë sa 10 % e fondit që do të investonte NATO.

Sipas dokumenteve, Ministria e Mbrojtjes ka hapur tenderin me procedurë të kufizuar, e klasifikuar në nivelin “konfidencial”, prokurim në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.“Objekti i kontratës ‘ndërtimi i perimetrit të sigurisë në bazën Ajrore Kuçovë” thuhet në këtë dokument, i cili është publikuar edhe në gjuhën angleze në APP. Synohet ndriçimi, vendosja e kamerave të sigurisë dhe vendosja e sensorëve të zbulimit të ndërhyrjeve përgjatë rrethimit.

Në dokumente thuhet se tenderi erdhi pas urdhrit të prokurimit me nr. 28, datë 29 mars 2022, ndërsa fondi limit është 458,143,000 pa RVSH, ose me TVSH rreth 5 milionë USD.

“Shpenzimet për këtë procedurë do të përballohen nga fondet e vëna në dispozicion planifikuara për Komandën e Forcës Ajrore, detajuar si më poshtë: – 108,333,333 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për vitin 2022, për Komandën e Forcës Ajrore;

– 116,666,667 lekë pa TVSH, vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit për vitin 2023, për Komandën e Forcës Ajrore dhe 233,143,000 lekë pa TVSH, të planifikuara / të parashikuara në PBA e vitit 2024, për Komandën e Forcës Ajrore. Sipas tyre, kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 12 muaj. Por, në dokumente nuk detajohet se të kujt janë këto para’, të NATO-s apo të Ramës (shqiptarëve)?!