‘Plani opozitës pas 23 qershorit’, Kryemadhi: Program afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë për të rimëkëmbur ekonominë

337
Sigal

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha gjatë një interviste me skype në “Pasdite me Xhaxhiun” , deklaroi se opozita është duke punuar për atë program masash ekonomike që ka të bëjë me planet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për ekonominë.

Pjesë nga intervista:

Xhaxhiu: Znj.Kryemadhi cili do të jetë hapi i parë politik që ka menduar të bëjë opozita e bashkuar menjëherë pas 23 qershorit, datë kur merr fund edhe kjo historia e fatkeqësisë natyrore?
Kryemadhi: Aktualisht tani jemi duke punuar për atë program masash ekonomike që ka të bëjë me planet afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për ekonominë. Sepse mund të flasim në afatgjatë në kuptimin kredive zhvillimore apo krijimin e klimës së biznesit sepse dëgjojmë shumë të huaj dhe ndërkombëtarë që thonë nuk vijmë të investojmë në Shqipëri për shkak të mungesës së sigurisë, sistemit të drejtësisë, klima e biznesit e të tjera. Të gjitha këto janë afatgjatë sepse të bindësh një investitor të huaj që të vijë të investojë në Shqipëri duhet një kohë e gjatë. Por ajo që është më e rëndësishme është që ne po përgatitemi për t’ju ofruar shqiptarëve një plan afatshkurtër menjëherë për këto 60 mijë shqiptarë që humbën vendet e punës, për këto mijëra biznese që mbyllën bizneset e tyre për shkak të pandemisë. Pra, një plan afatshkurtër të masave për të marrë kafshatën thatë të bukës këto familje, të cilat kanë ngelur pa bukën e përditshme pastaj afatmesëm për të ndihmuar dhe për të injektuar në ekonominë shqiptare ato mundësi dhe resurse që ka ekonomia shqiptare nëpërmjet partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe për të kaluar në hapin e tretë dhe në planin e masave që është afatgjatë përsa i përket rimëkëmbjes dhe përfaqësimit dinjitoz në BE të Shqipërisë me një ekonomi dinjitoze, ku të ketë një GDP të pranueshme dhe sigurisht që të ardhurat për frymë për shqiptarët të jenë në nivelet e vendeve po themi prestigjoze që ka BE.

Xhaxhiu: Pra keni hequr dorë nga protestat nga manifestimet?
Kryemadhi: Protestat janë pjesë e punës së përditshme Xhaxhi, protesta nuk të jep bukën e gojës sepse nuk po flasim për të dalë Monika që të protestojë, po flasim për mijëra të rinj dhe të reja që janë mbyllur brenda mureve të shtëpisë, studentë të cilët kanë paguar shtëpitë e tyre me qera që kanë ardhur këtu dhe sot pa pikë turpi ministrja e arsimit ju thotë që do bëhet shkolla në korrik-gusht.