Raporti i djeshem (E Enjte, 12.08.2021) i VOA me burim Departamentin Amerikan te Shtetit (DASH) qarteson nje problem te viteve te fundit qe lidhet me bashkepunimin rajonal dhe mbi te gjitha me vete procesin e integrimit ne BE te vendeve te Ballkanit Perendimor.
Dy nga mesimet e drejtperdrejta te ketij qendrimi zyrtar te DASH, mendoj se jane:
1) SHBA-te mbeten te pozicionuara qarte ne favor te integrimit rajonal “ne baze te rregullave dhe standardeve te BE”. Ne fakt ky ka qene dhe mbetet pozicioni Amerikan qysh nga viti 1999. Cfaredo emertimesh te tjera duke perfshire edhe “Open Balkans” me tri vende flamurtare apo duke injoruar “rregullat dhe standardet e BE” jane shashka politike per interesa politike te brendshme te lider be te vecante.
2) SHBA sjell ne vemendje cfare eshte thelbesore per rajonin, perse nevojitet procesi i integrimit dhe cila eshte rruga per avancimin ne kete proces, dmth permes … reduktimit te pengesave tregtare, rritjes se konkurrencës ekonomike dhe ndërtimit te ekonomive të integruara, dinamike në shërbim të qytetarëve. Ne fakt, ky proces eshte sintetizuar ne marreveshjet e njohura te nenshkruara gjate dy dekadave te fundit ndermjet vendeve te rajonit qe lidhen me tregtine e lire si CEFTA, etj., ne marreveshjet per transmetimin e energjise dhe tele-komunikacionet, per investimet, etj. Dmth ne vend te propagandes boshe me koncepte futuriste si “mini-Shengen” apo “Ballkan i Hapur”, drejtuesit politike te vendeve te vecanta duke perfshire edhe z. Rama duhet te punojne per reduktimin hap mbas hapi te ketyre barrierave, per te zhvilluar dhe fuqizuar ekonomine kombetare, per te nxitur bashkepunimin shqiptaro-shqiptar, per te fuqizuar shtetin e se drejtes dhe ekonomine e tregut. Pra duhen zgjedhje te lira e demokratike si themeli i shtetit te se drejtes, duhet konkurrence e lire dhe jo kontroll I tregjeve nga oligarket, duhen fuqizuar prodhimi vendas dhe eksportet, duhet besim ndaj shtetit dhe jo sundim prej tij. Shkurt, duhet qe vendet e vecante te Ballkanit Perendimor te behen te jetueshme per qytetaret e vet. Te tjerat jane “lajme, lajme dhe lajme prape…”
PS:
Me siguri shtypi dhe propaganda do te bucasin sot duke thene se DASH mbeshtet pa rezerva Nismen e Rama-Vucic per Ballkanin e Hapur…”, etj, si keto, por kjo eshte ceshtje e trushplarjes…
_______________