Suplementi Pena Shqiptare/ Rudina Papajani: Mos më lini të më ikë fryma

153
Sigal

Pranë nesh banon jeta

Pranë nesh banon jeta,

që na mbron nga e liga e çalë,

na marros në dritë e paqje,

kur dashurojmë me zjarr.

Pranë nesh ndodhet një ëngjëll,

që zbret në shi e vetëtimë,

jep frymën ledhatare aty në supin tim.

Pranë nesh ndodhet gjithësia,

që na zgjon…na jep guxim,

gëlon ashpër në ditët e zbrazta,

mbron në lindje e gëzim.

Prandaj s’kam frikë nga kockë e thyer,

që shpon mishin pak nga pak,

çdo ditë marr guximin e tepruar,

e heq ashklat që na ngulen çdo çast..

 

Mos më lini të më ikë fryma

 

Mos më lini të më ikë fryma,

adresat e fshehura,

poshtë gjoksit tim,

lusjen e hënës,

në një portë deriçke të tharrë.

Mos ma xhvatni dashurinë,

që si planet vargëzues prek diellin,

mban pa gjumë shpirtin plot lëng,

e zemrën e bën këngë.

Ka zbardhur jeta sot,

një arsye e thellë në pëllëmb të kujtesës,

një dorë me vija vese në faqet e asaj..