Ikja e trishtë e Besnik Velajt, triumfatort të penës për çështjet atdhetare

137
Sigal

Dje u nda nga jeta një figurë e shquar si Besnik Velaj, pasardhës i një familjeve atdhetare të Vlorës, mik dhe dashamirës i shtypit dhe Telegraf, nga ku përcillte  materiale për shqetësime nga më të ndryshmet. Qindra banorë të Vlorës i dhanë lamtumirën, ndër to po përcjellim dhe reagimin e goditur të bashkëpunëtorit të telegraf, gazetarit Ergys Alushi.


Ngrihesh një  mëngjes dimri me diell pranveror dhe energjia pozitive të humbet kur mëson lajmin e trishtë për vdekjen e Besnik Velajt.

Pas një beteje gati pesë vjeçare me sëmundjen e rëndë, ku Besua me natyrën dhe karakterin e tij ia dilte që t’a mundte shpesh e të dilte rrugëve të qytetit për t’u përshëndetur me miq e shokë si një triumfator i vërtet.

Me Beson jam njohur qysh në fillimet e mia në gazetari, ku në takimet e përbashkëta me gazetarët e viteve të fundit të shekullit të kaluar Besua ishte i veçantë për lirinë dhe vërtetësinë që e karakterizonte në shkrimet dhe analizat e tij.

Nga liri e vërtetësi e të cilit unë mësova dhe u rrita si gazetar, duke i qenë mirënjohës Besos dhe pak të tjerëve në qytet si ai.

Ai rridhte nga familjet patriotike Velaj dhe Mezini, nip i Beqir Velo Kaninës dhe Abaz Mezinit, dy emra të mëdhenj në historinë e Vlorës, histori për të cilën Besua ka lënë pas shkrime-trashëgimi të mëdha.

Besnik Velaj do të mbahet mend gjatë si gazetar në mbrojtje të çështjeve atdhetare; veçanërisht për çështjen çame, për të cilën u angazhua në shumë lëvizje qytetare.

Njeri shumë i kulturuar dhe me pasion të madh për letërsinë.

La një numër të madh artikujsh në shtypin e shkruar prej viteve ’70 kur punonte ekonimist në Fierzë e deri para pak kohësh.

Ai shkruajti për Labërinë si një kaniniot i vërtetë. I shkruajti Çamërisë dhe Kosovës si një patriot i vërtetë.

I shkruajti Himarës si ata vlonjatët e mirë që e kanë mbrojtur historikisht me fanatizëm Himarën.

I shkruajti historisë me vërtetësinë që të jep liria dhe karaktëri i fortë që karakterizon një njeri me rrënjë të forta historike si Besua.

Ai la pas bashkëshorten Elvedinën dhe dy fëmijët Alisën dhe Egoni, dy fëmijë të mrekullueshëm me tiparet karakteristike të babait.

Lamtumirë, Besnik Velaj.