Aksidenti tragjik në Indi, Presidenti Begaj: Të trishtuar, qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shprehur ngushëllimet ndaj popullit indian dhe familjeve të cilat humbën të afërmit e tyre në aksident tragjik ajrorë që ndodhi ditën e sotme.

Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Begaj theksoi se populli shqiptar qëndron solidar me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.

Sigal

“Thellë i trishtuar nga rrëzimi tragjik i avionit në Ahmedabad. Në emër të Shqipërisë, shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe popullit të Indisë. Në këtë moment të dhimbshëm, ne qëndrojmë në solidaritet me të gjithë të prekurit”, shkruan Begaj.