Zbulohet fituesi i Topit të Artë/ Informohen familjarët dhe miqtë e …

283
Sigal

Lionel Messi duket të jetë favoriti i ri për të fituar Topin e Artë, pavarësisht një fillimi jo të mirë në Paris Saint-Germain.

Robert Lewandowski i Bayern Munich dukej të ishte kryesuesi, por Messi – gjashtë herë fitues i çmimit individual – përveç periudhës në Francë, ka pasur një 2021 të mirë.

Sulmuesi më në fund ka një nder të madh në nivel ndërkombëtar, pasi udhëhoqi Argjentinën drejt titullit të Copa America në verë.

Ai ishte gjithashtu lojtari që mbante Barcelonën të bashkuar gjatë një sezoni zhgënjyes 2020/21, por arriti të fitonte Kupën e Mbretit për herë të shtatë përpara se të largohej nga gjigantët katalanas.

Gazetari italian Frabrizio Romano zbulon se familja dhe miqtë e Messi-t janë informuar se ai do të fitojë Topin e Artë. Në vend të dytë renditet Benzema, e pas tij Lewandowski.