Kukësit i “humb” Moreira, klubi e kërkon portugalisht në ‘Facebook’

558
Sigal

Klubi i Kukësit ka bërë
një njoftim në faqen zyrtare në Facebook, ku i kërkon futbollistit brazilian
Felipe Moreira, i cili është larguar nga klubi pa marrë leje dhe pa njoftuar,
që të paraqitet në zyrat e verilindorëve brenda datës 18 janar ose ndryshe kontrata
mes tyre do të quhet e pavlefshme.

Mesa duket, në
pamundësi kontakti me vetë futbollistin, kampionët e dimrit të Superiores kanë
vendosur ta kërkojnë atë përmes Facebook-ut, duke e postuar njoftimin si në
shqip, edhe në portugalisht.

“NJOFTIM PER LOJTARIN
FELIPE MOREIRA SANTOS

AVIO PARA O JOGADOR
FELIPE MOREIRA SANTOS

I nderuar z. Moreira,

Ju njoftojmë se jeni
larguar nga klubi pa leje dhe pa njoftuar dhe nuk jeni paraqitur pranë klubit
për fazën përgatitore, e cila filloi në daten 05.01.2017 ne Antalya Turqi.

Per kete arsye kerkojme
te paraqiteni prane klubit brenda dates 18.01.2017 ne te kundert do ta
konsiderojme zgjidhje te njeanshme nga ana juaj te kontrates te nenshkruar
midis paleve tona.

Honrado Sr.Moreira,

Notificamos que você
deixo o clube sem permissão e sem aviso prévio e não estão presente na fase
preparatória da equipe que começou no data 05.01.2017 em Antalya Turquia.

Por esta razão, pedimos
para aparecer no nosso clube dentro do data 18.01.2017, caso contrário vamos
considerar resolvido unilateralmente ao seu lado do contrato assinado entre
nossos partidos.

‘FK KUKES’”