Konfirmohen të vdekur të gjithë bllokuarit në minierën në Rusi, 52 viktima përfshi 6 nga grupet e ndihmës (fotot)

201
Sigal

Pas vdekjes së 11 minatorëve nga zjarri në një galeri nëntokësore në lindje të Rusisë, autoritetet ruse konfirmuan sot se kanë humbur jetën edhe 35 të bllokuar dhe gjashtë punonjës ndihme, të cilët po tentohej të shpëtoheshin, në një nga tragjeditë më të rënda të minierave në vend.

Zyrtarët thanë se janë arrestuar pesë inspektorë sigurie të impjantit me akuza neglizhence kriminale.

Rrjedhja e gazit në minierën e Listvyazhnaya në rajonin siberian të Kemerovo ka vrarë tashmë 52 njerëz, përfshi dhe gjashtë anëtarë të grupeve të shpëtimit.

Komisioni hetues tha se inspektorët nuk kishin kryer kontrollet e tyre periodike.

Tre njerëz të tjerë duke përfshirë drejtorin e nëndrejtorin e minierës u arrestuan të enjten vonë.

Autoritetet thanë se inspektorët do të dërgohen në paraburgim dhe së shpejti mbani ta do të ngrihen akuzat.

Minatorët ishin mbytur kur një tunel ventilimi u mbush me gaz dhe mori flakë, thanë zyrtarët.

Prokurorët thanë se besojnë se ka pasur një shpërthim të gazit metan.

Punonjësit e emergjencës u detyruan sot të ndalonin kërkimet prej rrezikut të një shpërthimi teksa nxorrën në sipërfaqe trupat e tre minatorëve dhe tre punonjësve të shpëtimit.

Katër njerëz duke përfshrië dhe një punonjës shpëtimi, janë duke u trajtuar në kujdesin intensiv, tha agjencia vendase TASS.

285 njerëz besohet se ishin brenda minierës në kohën e shpërthimit të gazit nga tuneli i ventilimit, tha ministria e emergjencave, duke shtuar se 239 kishin arritur të dilnin në sipërfaqe.

Presidenti Vladimir Putin ka folur me zyrtarët lokalë ndërsa ministri i emergjencave është në rajon.

Minierat e qymyrit në rajonin e Kemerovo, rreth 3,500 në lindje të Moskës kanë pësuar disa aksidente fatale gjatë viteve.

Në 2007, vendi pësoi aksidentin më të rëndë të minierave pas rënies së BRSS kur më shumë se 100 njerëz u vranë në minierën e Ulyanovskaya.

Në 2010 një shpërthim në minierën e Raspadskaya vrau 90 njerëz.

Kemerovo ka shpallur tre ditë zie.