Xhani De Biazi: “Endrra imë, të shkojmë në Europian!”

471
Sigal

Trajneri i Kombëtares shpreson në një vit të mbarë 2014: “Kemi lojtarët e duhur”

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, shprehet optimist për të ardhmen e Kuqezinjve, duke besuar në rezultate më të mira për vitin 2014. Trajneri italian përjetoi në kontratën e tij të parë me Përfaqësuesen shqiptare një fushatë kualifikuese të Botërorit 2014 me dy pjesë të ndara në kontrast me njëra-tjetrën, përsa u përket rezultateve të mara. Pesë ndeshjet e para shumë të mire dhe një rënie totale në pesë të dytat. Kombëtarja Shqiptare e Futbollit e mbyll vitin 2013 në vendin e 57 të këtij klasifikimit botëror të FIFA-s. Renditja më e mirë historike e Shqipërisë i përket muajit qershor, kur u  pozicionuam në vendin e 37-të, po me trajnerin De Biazi.

NA NDËSHKOI PAAFTËSIA

“Viti 2013 ishte një vit që mund ta konsideroj shumë pozitiv deri në fund të muajit qershor, ndërkohë që në pjesën e dytë për fat të keq paguam mungesën e kapacitetit për të menaxhuar emocionet dhe situatat e ndryshme, sidomos ato në fazën ofensive. Një gjysmën e parë realizuam fitoren historike në Norvegji. Në pjesën e dytë hodhëm poshtë atë që kishim bërë më parë, mbi të gjitha duke mos marrë rezultat në ndeshjet në Slloveni dhe Islandë. Fatkeqësisht në futboll kur nuk shënon, ndëshkohesh”, – tha për gazetën “Telegraf” trajneri i dytë italian në drejtimin e Kombëtares shqiptare, pas Xhuzepe Dosenës qe e drejtoi përfaqësuesen tonë në muajt korrik-tetor 2012. Fitorja madhështore 1-0 me Norvegjinë në “Uleval”,  me golin e e bukur të Hamdi Salihit, edhe pse e mbyllim takimin me dhjetë lojtarë – karton i kuq i Lilës, ishte dhe kulmi i Kombëtares për vitin 2013. Ndeshja u zhvillua, më 22 mars 2013. Në ndeshjen e kthimit në “Qemal Stafa” (7 qershor 2013), një gol i Tom Hëglit në minutën e 87-të i mohoi Shqipërisë një fitore të madhe ndaj Norvegjisë, në barazimin 1-1 në “Qemal Stafa”. Shqipëria humbi 1-0 me Slloveninë në “Stozice Stadium” të Lubjanës dhe 2-1 me Islandën në Reikjavik (më 11 tetor 2013). Shqipëria humbi 2-1 me Zvicrën në “Qemal Stafa” (11 tetor 2013), duke i shuar përfundimisht shpresat për vendin e dytë. Ndëshkuesit janë Xherdan Shaqiri dhe Lang. Vetëm në fund, me anë të një penalltie Salihi shënon në minutën e 89-të. Me barazimin pa gola kundër Qipros, Shqipëria mbylli dhjetë ndeshjet e fushatës kualifikuese të Botërorit “Brazil 2014”. Në dhjetë ndeshjet e saj, Shqipëria koleksionoi 3 fitore, 2 barazime e 5 humbje, duke grumbulluar 11 pikë duke u renditur në vendin e parafundit, para Qipros.

OPTIMISHT PËR VITIN 2014

Xhani De Biazi, i cili rinovoi edhe për dy vite të tjera me Kombëtaren, për ta udhëhequr Shqipërinë edhe në fushatën kualifikuese të Europianit “Francë 2016”, i pari që do të zhvillohet me formatin e 24 skuadrave finaliste, nga 53 federata të kontinentin europian që aderojnë në UEFA. “Për vitin 2014, shpresoj që të kemi një grup kualifikues të “mundshëm”. Djemtë tashmë janë pjekur dhe kanë më shumë përvojë për të qenë protagonistë për të gjithë. Shpresojmë që tashmë të mos jetojmë një gjysmë ëndrre, por një ëndërr të plotë. E dëshirojmë të gjithë bashkë dhe do ta ndjekim këtë ëndërr, të cilën do të punojmë të gjithë së bashku ta realizojmë”- deklaroi De Biazi. Lajmet më të fundit nga kampi i Kuqezi kanë të bëjnë është afrimi i si ndihmës i De Biazit, të Altin Lalës, ish-kapitenit të Kombëtares. Në stafin e Xhani De Biazi janë Paolo Tramexanin, Anxhelo Pereni, përgatitësi atletik është Alberto Bele, si dhe trajneri i portierëve Ilir Bozhiqi. Menaxher i Kombëtares është Alban Bushi.

 

NDESHJET E DE BIAZIT

GJATË VITIT 2013

GJASHTË NDESHJET ZYRTARE

Norvegji-Shqipëri    0-1

Shqipëri-Norvegji    1-1

Slloveni-Shqipëri    1-0

Islandë-Shqipëri           2-1

Shqipëri-Zvicër      1-2

Qipro-Shqipëri       0-0

Bilanci: 6 ndeshje; 1 fitore, 2 barazime, 3 humbje

KATËR NDESHJET MIQËSORE

Shqipëri-Gjeorgji    1-2

Shqipëri-Lituani     4-1

Shqipëri-Armeni     2-0

Shqipëri-Bjellorusi 0-0

Bilanci: 4 ndeshje; 2 fitore, 1 barazim, 1 humbje

TOTALI

Bilanci: 10 ndeshje; 3 fitore, 3 barazime, 34humbje

Gardiani i Bajernit la pas Bufonin e Juventusit dhe Cehun e Çelsit

 IFFHS: “Neuer, portieri më i mirë për vitin 2013”

 Manuel Nojer është portieri më i mirë në botë për vitin 2013. Instituti i Historisë dhe Statistikave në Futboll, IFFHS, shpalli portierin e Bajernit të Munihut si gardianin më të mirë të vitit të kaluar. Gjermani, i cili vitin e kaluar fitoi pesë trofe me skuadrën e tij, mes të cilave dhe Botërorin e Klubeve arriti të lërë pas me një diferencë të madhe rivalët e tij në këtë garë. Neuer në total grumbulloi 211 pikë, ndërsa në vendin e dytë u rendit italiani i Juventusit, Xhanluixhi Bufonit, me 78 pikë i ndjekur më pas nga gardiani i Çelsit të Londrës, Petr Ceh që grumbulloi 64 pikë. Nojer u përzgjodh si më i miri pas një votimi të gazetarëve e ekspertëve të lojës nga më shumë se 70 vende. Pesë edicionet e fundit portieri më i mirë ishte shpallur Iker Kazijasit, që këtë herë nuk ishte as në treshe pasojë dhe e faktit se te Reali ka përfunduar rezervë e Diego Lopezit.

 Ueb, gjyqtari më im mirë

 IFHHS shpalli gjithashtu dhe gjyqtarin më të mirë të vitit 2013, i cili është anglezi Hauard Ueb, që ndiqet nga Nikola Ricli e hungarezi, Victor Kassai.

Samir Ujkani, titullar me Palermon

 Kanë kaluar vetëm pak ditë nga fillimi i merkatos së “riparimeve” dhe tashmë shumë zëra qarkullojnë në lidhje me të ardhmen e Samir Ujkanit të Palermos. Në fakt, gjithçka është e kushtëzuar me të ardhmen e portierit të parë, Stefano Sorrentino, i cili me shumë gjasa do të largohet gjatë muajit janar. Sipas portalit italian “Golsiçilia.it”, pritet që të jetë Samir Ujkani titullar te “kampionët e dimrit” të Serisë B. Gjithsesi, ekziston mundësia edhe të afrimit të ndonjë portieri tjetër cilësor.

 Cana, i shtati më i mirë në Serinë A

 Lorik Cana nuk luajti të hënën kundër Interit, por mesfushori shqiptar i Lacios vazhdon të jetë ndër shtatë lojtarët që kanë rikuperuar më shumë topa gjatë 18 javëve të Serisë A italiane. Kapiteni i Shqipërisë renditet në vendin e shtatë, me 324 topa të rikuperuar në 16 ndeshjet e aktivizuara prej tij. Në vend të parë është Alesandro Lukareli i Parmës me 400 topa të rikuperuara në 17 ndeshje, i ndjekur nga Danilo i Frozinonen me 384 topa në 18 ndeshje. Loriku dallohet për grintën e tij në lojë.