Dhuna ndaj arbitrit në Durrës, reagon Federata: Ngjarje e turpshme dhe thellësisht e dënueshme

602
Sigal

Ndeshja e basketbollit mes Teutës dhe Tiranës në ditën e djeshme ka degraduar në një sherr të turpshëm, aty ku sportisti i bardhebluve, Bruno Daliu ka ushtruar dhunë ndaj arbitrit të ndeshjes, Muho duke e detyruar këtë të fundit ë largohet nga pallati i sportit, “Ramazan Njala”.

Në lidhje me këtë ka reaguar Federata Shqiptare e Basketbollit e cila e ka cilësuar një akt shumë të turpshëm dhe të dënueshëm duke shtuar se ofron mbështetje për çdo veprim të autoriteteve.

Reagimi:

“Federata Shqiptare e Basketbollit dënon ashpër ngjarjen e shëmtuar të ndodhur të shtunën në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”, në takimin midis Teutës dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj.

Dhuna barbare e ushtruar nga njëri prej lojtarëve të Tiranës kundrejt njërit prej gjyqtarëve të takimit është krejtësisht e pa përligjur, e pa papranueshme dhe thellësisht e dënueshme.

Skena të tilla, që për më tepër u përcollën drejtpërdrejt në ekranet e shqiptarëve nuk janë asgjë të përbashkët me basketbollin dhe bien ndesh me të gjitha vlerat që përçon sporti.

Federata Shqiptare e Basketbollit i uron gjyqtarit Muho shërim sa më të shpejtë, ndërsa mbështet plotësisht veprimet e Policisë dhe autoriteteve të ligjit, në përputhje me legjislacionin përkatës.

Federata Shqiptare e Basketbollit njofton opinionin publik se teksa po administrohet protokolli i ndeshjes dhe dëshmitë e ngjarjes, si dhe pamjet filmike ditën e hënë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës në FSHB për të shqyrtuar dhe për vendosur mbi këtë ngjarje.