Volejboll/ Tirana mposht Partizanin dhe siguron finalen e Kupës

261
Sigal

Tirana-Erzeni është finalja e Kupës së Shqipërisë në volejbollin për meshkuj. Ashtu si në duelin e parë edhe këtë herë bardheblutë mposhtën 3-0 me sete rivalët historik të Partizanit.

Përtej fitores së pastër të skuadrës së Arben Sakos, skuadrat u shfaqën të barabarta në parket, ku dy setet e para përfunduan me rezultatin 25-23, ndërsa diferenca u bë tek seti i tretë, të cilën bardheblutë e fituan 25-15.

Pas ndeshjes, dy trajnerët u shfaqën të lumtur nga djemtë e tyre, ndërsa premtuan se objektivat e këtij sezoni janë maksimal, si për Tiranën ashtu dhe për Partizanin.

Në finale ,Tirana e volejbollit do të presë Erzenin në ndeshjen e programuar të luhet më 6 mars.