Ronaldo ‘braktis’ Italinë për të ndjekur skuadrën e zemrës

414
Sigal

Kristiano Ronaldo po kalon një moment fantastik në Itali, ku duket se është ambientuar më së miri me futbollin italian. Ai po shënon rregullisht dhe këtë e tregojnë statistikat. Së fundmi, shënoi dy gola ndaj Parmës dhe asistoi në goli tjetër, e megjithatë ndeshja u mbyll në barazim 3-3.

Duke përfituar nga pushimi i dhënë, Ronaldo ka udhëtuar në drejtim të Portugalisë për të ndjekur nga afër skuadrën e tij të zemrës. Ai ka shkuar në Lisbonë për të ndjekur derbin Sporting-Benfika. Duke qenë se Ronaldo ka luajtur në fillimet e karrierës së tij me Sportingun para se të transferohej te Mançesteri, ende ndjen dashuri për këtë skuadër.

Prania e Ronaldos në stadium, nuk është se i ka sjellë shumë fat skuadrës së zemrës, pasi Sportingu u mund në shtëpi me rezultatin 2-4 dhe aktualisht renditet në vendin e 4 me 11 pikë më pak se Portoja kryesuese.