VIDEO/ Festë “e çmendur” te Leverkusen në dhomat e zhveshjes, Xhaka me shokë nuk përmbahen pas fitores së titullit historik

19
Sigal

Leverkusen fitoi titullin kampion në Bundesligë, për herë të parë në histori. Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso shkëlqeu këtë sezon, duke ia dalë të lërë mbrapa në rënditje edhe Bayern.

Menjëherë pas vërshëllimës së arbitrit (pas fitores ndaj Werder), tifozët dhe lojtarët kanë shpërthyer në festë, pasi matematikisht siguruan trofeun e Bundesligës. Siç shihet, mesfushori me origjinë shqiptarë, Granit Xhaka nuk përmbahet në dhomat e zhveshjes.