“Me zor shtyjnë muajin me pension mizerabël”, Meta: Më 27 prill vendosim edhe për mirëqenien e 600 mijë pensionistëve

21
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka risjellë sërish në vëmendje problemet me pensionet e ulëta dhe vështirësitë që kjo sjell në jetën e pensionistëve shqiptarë.

Në një postim në rrjetet sociale, Meta tha se në Konventën Kombëtare të PL që do të mbahet me 27 prill, 800 delegatë dhe rreth 2 mijë të ftuar do të vendosin mes të tjerash edhe për këtë kategori.

Sot në shtëpinë e Xha Ramazanit, në Sukth të Durrësit, ku mikpritja tradicionale shqiptare më bëri të ndihem si në shtëpinë time.
Si qindra mijëra pensionistë në mbarë vendin edhe Xha Ramazani mezi e shtyn muajin me pensionin mizerabël, që nuk i del as ushqime dhe jo më për të blerë edhe ilaçet.
Ndaj 800 delegatët dhe 2000 të ftuarit e Konventës Kombëtare të Partisë së Lirisë të 27 Prillit do të marrin vendime historike për mirëqënien e 600 mijë pensionistëve.
Pesë prioritete madhore për 4 milion shqiptarë plus!
Zëri i pensionistëve do të dëgjohet si kurrë më parë më 27 Prill!