Grupi i Punës për Riorganizimin e Procesit Zgjedhor të shoqatës A.K “Tomorri”
Tiranë më 14 prill 2024
Subjekte te paautorizuara , dhe të dënuar me 2 vite burg për përvetsimin e 68 milion lekë, në kundërshtim me STATUTI-n dhe të pezulluar nga ushtrimi i çdo funksioni që ka të bëjë me çdo degë antarësie të shoqatës, nuk përfaqsojnë organet drejtuese dhe as persona të mandatuar nga Grupi i Punës për Riorganizimin e Proçesit Zgjedhor.
Në zbatim të statutit të SHAK “Tomorri” të miratuar me vendimin 3693/ 2 date 25.07.2018 dhe me Nr. Akti 566 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë si dhe të urdhërit të kryetarit SHAK “Tomorri” Nr. 2 protokolluar datë 12.02.2024, Grupi i Punës për Riorganizimin e Procesit Zgjedhor ka konstatuar se subjekte të paautorizuara, të cilët janë pezulluar nga ushtrimi i çdo funksioni që ka të bëjë me çdo degë anëtarësie të shoqatës, nuk përfaqësojnë organet drejtuese, dhe as persona të zgjedhur apo mandatuar nga Grupi i Punës për Riorganizimin e Procesit Zgjedhor, po përpiqen të krijojnë tymnaja, të manipulojnë këtë proces, duke ndërmarrë nisma në kundërshtim me STATUTI-n e shoqatës në mënyrë të paautorizuar, duke u përpjekur që për interesa vetjake, të deformojnë vullnetin e organeve të mandatuara, për të zhvilluar një proces zgjedhor të rregullt dhe në përputhje me të gjithë legjislacionin dhe rregulloren në fuqi.
Organet drejtuese të shoqatës dhe grupi i punës i mandatuar për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve i bëjnë thirrje anëtarësisë që të mos përfshihen në këto veprime të kundraligjshme të disa individëve, duke deklaruar edhe njëherë,vullnetin e plotë për zhvillimin e zgjedhjeve në përputhje me të gjitha praktikat e mira që Shoqata A.K.”Tomorri” ka zhvilluar ndër vite.
Duam të ri-informojmë të gjithë anëtarët e shoqatës, se Grupi i Punës i mandatuar nga SH.A.K. “Tomorri” përbëhet nga:
Ilmi Qazimi
Nuri Çuni
Rustem Zyko
Spartak Braho
Fatjon Kaloçi
Gani Bendo
Hysen Caka
Benard Flamuri
Estref Cullhai
Ilir Hoxha
Shaban Lajdhia
Saimir Hoxha
Ilir Hysi
Spartak Melcka Nano
Sazan Guri
Fatos Cerenishti
Dule Malindi
Viktor Bakillari
Albert Spahiu
Sandër Basha
Lindita Kondi
Petrit Dervishi
Demir Allajbeu
Nazmi Çela
Ylli Shahu
Janë vetëm këta, persona të cilët përfaqësojnë vullnetin e vërtetë të Shoqatës A.K.Tomorri, që janë të autorizuar të zhvillojnë të gjithë procesin zgjedhor, deri në konstituimin e organeve të reja.
Ju faleminderit
Grupit të Punës për Riorganizimin e Proçesit Zgjedhor
- Zoti Ilmi Qazimi: Kryetar
- Zoti Sajmir Hoxha: Zëvëndës kryetar
- Zoti: Ilir Hoxha Zëvëndës kryetar
- Zoti Rustem Zyko: Sekretar
- Zoti Faton Kaloçi: Koordinator Kombëtar midis Degëve dhe GP për Riorganizimin