Basha takon FMN: Shteti i kapur nga një grusht oligarkësh

473
Kryetari i opozitës denoncoi para misionit të FMN-së “situatën dramatike të vendit” siç e cilëson, duke bërë me faj qeverinë ”e kapur nga krimi dhe nën diktatin e krimit”
Zyra e shtypit e selisë blu duke informuar për takimin e zhvilluar në selinë blu, bën me dije kreu i opozitës informoi bashkëbiseduesit se “nën këtë qeveri, të gjithë treguesit ekonomike, financiare dhe makroekonomikë të vendit janë përkeqësuar dhe se kjo qeveri e kapur nga krimi dhe nën diktatin e krimit po bën çdo gjë që vendi të gremiset në honet e thella të varfërisë e mjerimit ndërkohë që është vetëm një grusht oligarkësh pranë kryeministrit të cilët përfitojnë nga afera qindramilionë euroshe në koncensionime të errëta të shërbimeve publike, tendera dhe zhvatje të pasurive e aseteve publike”
Sipas opozitës Doing Business i Bankës Boterore vetëm sa rikonfirmoi ato shqetësime të cilat opozita ka më shumë se dy vjet që ua ka bërë prezent shqiptarëve”
Basha: Shteti i kapur nga nje grusht oligarkësh 
Basha nënvizon se ky është dhe shkaku i largimit të shqiptarëve dhe humbja e shpresës
“shkak i korrupsionit, kapjes së shtetit nga një grusht oligarkësh dhe individësh me rekorde kriminale, si edhe rreth varfërimit të përditshëm të shqiptarëve, humbjes së shpresës që po shpie në largime masive të papara më parë të qindra mijëra shqiptarëve, të cilet vendosin të braktisin vendin e tyre në kërkim të një jete më të mirë.”
“Në takim u diskutua edhe për situatën e rëndë në financat publike, rritjen e pakontrolluar të borxhit publik, rënien dramatike të të ardhurave publike si edhe shpenzimet e luksit për vetura qeveritare, për punë e shërbime publike që gjoja tenderohen por që fitohen vetëm nga klientë personalë të kryeministrit të vendit” thuhet në njoftimin për shtyp
Borxhi i larte dhe shpenzimet e panevojshme
Me tej thuhet se kreu i PD ndau me misionin e FMN edhe shqetësimin lidhur me lehtesinë me të cilën qeveria shqiptare, edhe nën monitorimin e partnerëve të huaj, po borxhon vendin në nivele të paimagjinueshme më parë por edhe për shpenzime totalisht të panevojshme.
“Kështu në vetem dy vite niveli i borxhi është rritur nga 61% në 72% të PBB në një kohë që qeveria ka mashtruar lidhur me të ashtuquajturat borxhe për fatura të pashlyera. Në më shumë se dy vite nuk kemi pothuaj asnjë investim publik në një kohë që shpenzimet kapitale janë në rangun e rreth 600 milionë dollarëve në vit por me të cilat deri me sot realizohen vetëm shëtitore me palma, shatërvane dhe asnjë km rrugë, asnjë shkollë ose spital, asnjë kanal vaditës e kullues”.
Vizioni i opozites: Shteti i vogel e taksa te uleta
Zyra e shtypit informon se FMN ishte interesuar të dinte “vizionin e opozitës rreth planeve të fundit të qeverisë për krijimin e zonave të lira ekonomike, planeve të qeverisë për rritje të reja taksash si edhe se si mendonte opozita të vinte nën kontroll rritjen e shfrenuar të borxhit nesër kur asaj t’i besoheshin përsëri fatet e vendit.”
Nga ana e tij “Basha informoi bashkëbiseduesit se vizioni i opozitës shqiptare është për shtet të vogël, për taksa të ulta, për trajtim dinjitoz si edhe ndihmë e shërbim ndaj tatimpaguesve për të përmbushur në mënyrë vullnetare detyrimet tatimore” thuhet në njoftimin për shtyp të Partisë Demokratike.
Sigal