Pas përfundimit të procesit të votimit, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili me anë të një mesazhi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, ka falenderuar qytetarët për pjesëmarrjen rekord në zgjedhje dhe për qytetarinë që ata treguan.
“Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.
Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.”,- është shprehur më tej në mesazhin e tij Presidenti Meta.
Mesazhi i plotë i Kreut të Shtetit:
Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!
Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.
Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.
Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.
Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve.



















