Valmir Berisha, mes dhjetë xhevahireve të merkatos

492
Sigal

Sulmuesi kosovar i Romës vlerësohet nga Eurosport me një të ardhme të sigurt e të ndritur

Sulmuesi 17-vjeçar Valmir Berisha është përzgjedhur nga televizioni gjigant sportiv “Eurosport”, midis dhjetë xhevahireve që, mund të shndërrohen në të ardhmen në goditje të vërteta të merkatos. Sulmuesi kosovar, i luan mbërriti te Roma nga suedezët e Halmstads, vlerësohet për potencën e tij. Te Roma janë dhe tre lojtarë të tjera të talentuar

 VALMIR BERISHA

Vitlindja 1996 (17 vjeç). Mbërrin me një nofkë që, më i rëndë s’mund të jetë. Në Suedi (atje dhe ku jeton Berisha) e quajnë “Ibra i ri”. Valmir Berisha, mbërriti te Roma nga skuadra modeste e Halmstads. Kryegolashënuesi i Botërorit U-17: 7 gola në 7 ndeshje, ishte i ndjekur edhe nga Borusia e Dortmundit. Është me orgjinë kosovare dhe di të jetë gjithmonë i rrezikshëm në zonën e rreptësisë. I zoti teknikisht, pikërisht si Ibra, tani për tani luan me të rinjtë e Romës”.

 RUBEN BENTACURT

Uruguaiani mbërriti te Atalanta në ditën e fundit të merkatos. Është i vitlindjes 1993 (21 vjeç). Në vitin 2011 u ble nga holandezët e PSV Einhovenit, duke luajtur fillimisht me të rinjtë, ndërkohë që, sezonin e kaluar ishte në ekipin e dytë. Në Amerikën e Jugut e krahasojnë me Edindon Kavanin.

 ADRIAN TAVARES

Braziliani tashmë është një lojtar i Kaljarit. Vitlindja 1994, 19 vjeç. Është një mesfushor ofensiv tepër teknik, i shpejtë, por dhe pak i padisiplinuar në fushë. Është i fuqishëm në goditjet e dënimit dhe për këtë krahasohet me legjendën Ziko. Është lojtar i Kombëtares U-21 braziliane.

 LEANDRO PAREDES

Argjentinasi Boka Juniors e nga Kievo. Vitlindje 1994, 19 vjeç. Është një mesfushor që vepron shumë mirë në krah. Ka një të djathtë natyrale, është shumë i shpejtë. Është mjeshtër në driblime dhe pasime dyshe, di të godasë me të dyja këmbët. Rikelme është idhulli i Leandro Paredesit.

 ANDI POLO

Peruani mbërriti tek Interi nga San Martin. Vitlindja 1994, 19 vjeç. Sulmues i kompletuar, qoftë si pykë e dytë ashtu dhe si anësor. I shpejtë, i fuqishëm, me një goditje të mirë. La një përshtypje të madhe në Kampionatin amerikan U-17 në vitin 2011, ku shënoi disa gola.

 TOMAS VESTENIKI

Sllovaku i talentuar mbërriti te Roma nga FC Nitra. Vitlindja 1996, 17 vjeç. Është një sulmues i dytë me nuhatje te goli: teknik, i shkathët, i shpejtë, u vendos në qendër të vëmendjes në Kampionatin Botëror U-17 në Emiratet e Bashkuara, duke shënuar pesë gola në katër ndeshje.

 ALEKSIS ZAPATA

Kolumbiani erdhi te Sasuolo nga Envigado. Vitlindja 1995, 18 vjeç. Trekuartist trupvogël dhe i shpejtë. Konsiderohet si një nga talentet e ardhshme më të mëdha të futbollit kolumbian. Zapata ka debutuar në kampionatin maksimal kolumbian dhe ishte i kërkuar nga top klubet evropiane.

 ARANALDO AJALA

Paraguaiani mbërriti te Sasulo përmes Romës, ndërkohë që ai është formuar te akademia e Barcelonës, i konsideruar si një nga lojtarët e me perspektivë të katalansve. Roma pagoi 4.5 milionë euro dhe e huazoi te Sasuolo. Goleador i madh, teknik dhe me forcë fizike. Lojtar i Paraguait.

 MARKO VESOVIÇ

Malazezi 22-vjeçar mbërriti në Torino nga Crvena Zvezda e Beogradit, ku ka akumuluar një eksperiencë të madhe, edhe në kupat evropiane. Mbërriti në Itali me kosto zero, pasi i kishte skaduar kontratë me klubin serb. Vesoviç është pjesë e Kombëtares A të Malit të Zi.

 ANTONIO VUTOV

Bullgari mbërriti tek Udineze nga Levski i Sofjes. Vitlindja 1996, 17 vjeç. Një “Aleksis Sançez” në miniaturë i Bullgarisë. Antoni Vutov është një numër 10 klasik dhe është lojtar i Bullgarisë U-19. Teknik dhe me një përdorim të shkëlqyer të topit. Një vlerë e shtuar tek Udineze.

Bukuroshja ruse shprehet për marrëdhënien me tenistin bullgar Dimitrov, pesë vjet më të ri

 Sharapova: “Me një adoleshent,ndihem më e re”

Tenistja bukuroshe ruse, Sharapova, shprehet për herë të parë për marrëdhënien private me tenistin bullgar Dimitrov. Bukuroshja ruse Maria Sharapova bën më shumë lajm me jetën e saj private dhe lidhja e saj me bullgarin Dimitrov, që është 21 vjeç, ka tërhequr kureshtjen e njerëzve.

 – Cila është pjesa që adhuroni më shumë te vetja juaj?

– Besoj se ambicia. E dua jetën, zgjohem në mëngjes me idenë se dua të bëj diçka të re. Jam gjithnjë e aftë të shtyj veten time përtej limiteve edhe në momentet më të vështira të jetës dhe t’i shoh gjërat në një këndvështrim tjetër.

– Sharapova (26 vjeçe) është e fejuar me një djalë më të ri, Grigor Dimitrov (21 vjeç). Si ka mundësi?

– Po, është më i ri se unë. Mendoja se do ta kisha të vështirë të bashkëjetoja me një shok më të ri, që mund të sillej si një djalosh. Pjesa më e madhe e miqve të mi apo fansave të mi janë më të mëdhenj në moshë dhe për eksperiencat që kam pasur në jetë kam qenë gjithnjë më e mençur se mosha që më karakterizon. Është mjaft interesante kjo diferencë e madhe moshe mes meje dhe Grigor, pasi më bën të ndihem më e re.

– A është Dimitrov më i matur krahasuar me moshën e tij 21-vjeçare?

– Dua të them se përveç faktit se është shumë i talentuar në fushë si tenist, ai ka edhe shumë gjëra të tjera pozitive. Për mua, gjithçka nis nga personaliteti i njeriut, nga ajo që ai ka brenda vetes. Kam vite që e njoh si sportist edhe kur ishte me moshat, ndërsa unë kam më shumë kohë si sportiste. Si njeri nuk e njihja shumë, por zbulova që gjërat i bën me pasion. Ai njeh shumë argumente dhe me gjithçka që ndodh në botë. Një karakteristikë që nuk e gjen në shumë njerëz, duke marrë parasysh moshën e tij të re.

– Por ekuilibri mes tenisit dhe jetës është i rëndësishëm.

– E rëndësishme është të dish atë që po bën në karrierën tënde dhe çfarë të bën të lumtur në fushë. E di mirë që tenisi do të zgjasë edhe disa vjet, ndaj është e rëndësishme të jesh vetvetja. Ndaj është e rëndësishme që një njeri të ndajë gjithçka me një person tjetër, me të cilin ndihesh mirë.

– Do të jesh një nënë që përkëdhel fëmijët, apo që i ndëshkon ata?

– Mendoj se do të jem një nënë që do t’i përkëdhel ata, por që kur duhet do t’u jap edhe një shpullë. Kam qenë gjithnjë e hapur dhe e ndershme dhe u jam mirënjohëse prindërve të mi për mënyrën se si më kanë rritur. Ndaj, të njëjtën gjë dua edhe për fëmijët e mi.