Kosova, 6 vjet shtet

250

PRISHTINE- Kosova shënon sot 6-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Shteti më i ri evropian feston 6 vjetorin me 106 njohje, dhe tashmë është anëtarësuar në Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar.

”Pavarësia e Kosovës është e paprekshme dhe e pakthyeshme” tha mbrëmë Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në një pritje që organizoi për përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare, me rastin e 6 vjetorit të pavarësisë.

“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, e pa prekshme, e ndërtuar në çdo pjesë të territorit të saj, për çdo qytetarë të barabartë të saj, është një realitet i njohur në botë, një faktorë i rëndësishëm i marrëdhënieve fqinjësore në rajon”, tha presidentja Jahjaga.

Kryeqendra e festimeve është Prishtina. Në kryeqytet, po edhe në qytetet e tjera, rrugët janë stolisur me flamuj shtetërorë dhe kombëtarë.

Në Prishtinë, obelisku i pavarësisë NEWBORN është ngjyrosur me ngjyrat e uniformave të ushtarëve të vendeve që kanë ndihmuar Kosovën për çlirim.

Kryeministri Hashim Thaçi përmes një postimi në facebook uron Pavarësinë dhe falënderon për sakrificat që kanë bërë për lirinë e vendit tonë.

hashim thaci

FESTIMET SOT 
– Në orën 9:00, bëhen homazhe para varrit të presidentit Rugova
– Në orën 10:00, bëhen homazhe para varrezave të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari në Prekaz
– Në orën 11:00, mbahet mbledhja solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës

– Në orën 12:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinëorganizohet Manifestim Qendror, me pjesëmarrje të njësiteve të FSK-së, Policisë së Kosovës, Shërbimit Korrektues dhe bëhet parakalimi i efektivave të tyre

– Në orën 12:45, në organizim të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi organizohet pritje solemne në Hotelin Grand

– Në orën 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert për fëmijë

– Në orën 20:00 Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë organizohet koncert me këngëtarët më eminentë të vendit

– Në orën 22:30, pas përfundimit të koncertit bëhet ndezja e fishekzjarrëve
– See more at: http://www.shqiptarja.com/home/1/kosova-6-vjet-shtet-jahjaga-pavar-sia–sht–e-paprekshme-201157.html#sthash.4iKOHns1.dpuf