Vr*tet gazetari në Meksikë, trupi i pajetë u gjet i mbështjellë me…

143
Sigal

Në Meksikë, e cila konsiderohet si një nga vendet më të rrezikshme në botë për sa i përket gazetarisë, është vrarë edhe një gazetar, shkruan The Guardian.

Sipas lajmeve në shtypin meksikan, trupi i vdekur i Luis Enrique Ramizer, i cili punonte në një gazetë lokale është gjetur në qytetin Culiacan në provincën Sinaloa.

Reporterët pa Kufij (RSF) në Meksikë theksuan se trupi i pajetë i Ramirezit u gjet i mbështjellë me plastikë.

Zëdhënësi i qeverisë, Jesus Ramirez, ka thënë se po punojnë me autoritetet lokale për të sqaruar incidentin dhe se kjo nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Numri i gazetarëve të vrarë në vend që nga fillimi i vitit është rritur në nëntë.

Sipas Reporterëve pa Kufij (RSF), 152 gazetarë janë vrarë në Meksikë që nga viti 2000.